TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2026, 17:36

“Dhuratë nga Kina”/ Çfarë kishte në anijen e dyshimtë që u kap në Hormuz?

Shkruar nga Pamfleti
“Dhuratë nga Kina”/ Çfarë kishte në anijen e
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një anije e kapur së fundmi mund të ketë pasur një “dhuratë nga Kina”, pa sqaruar se për cilën bëhej fjalë.

Në një intervistë për emisionin “Squawk Box” në CNBC, Trump tha se autoritetet amerikane kishin ndaluar një anije me përmbajtje të dyshimtë, duke shtuar se mund të bëhej fjalë për një dërgesë nga Kina.

Ai theksoi se kjo e kishte surprizuar, duke qenë se, sipas tij, ekziston një marrëdhënie e mirë me presidentin kinez Xi Jinping.

“Dje kapëm një anije që kishte disa gjëra në të, gjë që nuk ishte shumë e mirë, Ndoshta një dhuratë nga Kina, nuk e di. Por u habita pak, por sepse kam një marrëdhënie shumë të mirë dhe mendoja se kisha një mirëkuptim me Presidentin (kinez) Xi (Jinping).” tha ai në “Squawk Box” të CNBC.

Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje shtesë mbi incidentin, ndërsa mbetet e paqartë natyra e ngarkesës apo destinacioni i saj.

CNN raportoi më herët se inteligjenca amerikane ka vlerësuar se Kina mund të përgatisë dërgesa të sistemeve të mbrojtjes ajrore për Iranin në javët në vijim. Në këtë kontekst, Trump kishte paralajmëruar më parë për pasoja ndaj Pekinit në rast të furnizimit me armë për Teheranin.

Megjithatë, në deklaratat e fundit, ai u shpreh më i rezervuar, duke e relativizuar situatën dhe duke e konsideruar atë pjesë të dinamikave të konfliktit.

Trump pritet të zhvillojë një vizitë në Pekin muajin e ardhshëm, në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

donald trump

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky te tere i ka bere shoke qe te Kim Jong Un, Putin, Xi Jingpin, Modi, etj. Edhe keta te Europes i kishte shoke por i pa qe ishin legena e i beri lanet, se shoqeria e keqe te prish.

    Lini një Përgjigje