Pas dorëheqjes së kryeministri britanik Keir Starmer, ish- kryetari i bashkisë së Manchesterit, Andy Burnham ka shpallur kandidaturën për të qenë pasardhësi i tij në krye të qeverisë.
Në reagimin e tij, Burnham falënderoi Starmer për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë, teksa shtoi se vendimi i tij dorëheqjes i hap rrugë një tranzicioni të qetë. Ai theksoi se qëllimi i tij është ta rikthejë Britaninë dhe Partinë Laburiste aty ku u takon.
“Keir i ka dhënë një shërbim të madh vendit tonë dhe dua ta falënderoj për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij gjatë një periudhe kaq sfiduese. Vendimi i tij shënon fillimin e një tranzicioni dhe është e rëndësishme që ky proces të kryhet në një mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme. Unë do të paraqitem si pjesë e këtij procesi. Vendi pret stabilitet, seriozitet dhe një fokus të vazhdueshëm në çështjet që kanë më shumë rëndësi dhe kjo është ajo që do të marrë. Ndërsa ecim përpara, përparësia jonë duhet të jetë të punojmë së bashku për ta rikthyer vendin aty ku të gjithë duam të jetë. Njerëzit duan të shohin përparim në rritjen ekonomike, koston e jetesës, shërbimet publike, strehimin dhe mundësitë për brezin e ardhshëm. Ndryshimi politik nuk duhet të shkëpusë kurrë vëmendjen nga përgjegjësia për të përmirësuar jetën e njerëzve. Lëvizja Laburiste ka qenë gjithmonë në formën e saj më të fortë kur shikon përpara me besim dhe qëllim. Kjo është ajo që do të bëjmë nga këtu dhe do të sigurohemi që ky tranzicion të jetë një proces pozitiv ripërtëritjeje për partinë dhe vendin tonë”, deklaroi Burnham.
Kujtojmë se Kryeministri i ri do të jetë udhëheqësi i shtatë i vendit në 10 vitet e fundit, pas David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe Starmer.
Lini një Përgjigje