TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Korrik 2026, 12:31

Samiti i NATO-s, injorimi nga Trump ndaj Ramës bën jehonë në mediat spanjolle

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i NATO-s, injorimi nga Trump ndaj Ramës bën jehonë në
iInjorimi nga Trump ndaj Ramës bën jehonë në mediat spanjolle

Samiti i NATO-s në Ankara ka gjetur jehonë edhe në median spanjolle, ku një nga episodet më të komentuara ka qenë shkëmbimi mes Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, dhe kryeministrit Edi Rama.

E përditshmja "El Mundo" i ka kushtuar vëmendje momentit kur Rutte bëri një koment me humor për stilin e veshjes së Ramës, i cili edhe në këtë takim zyrtar u shfaq me atlete, një zgjedhje që e karakterizon prej kohësh në aktivitetet ndërkombëtare.

Samiti i NATO-s, injorimi nga Trump ndaj Ramës bën jehonë në
Mark Rutte dhe Trump

Sipas medias spanjolle, kreu i NATO-s u përpoq të krijonte një atmosferë më të çlirët duke vënë në dukje kontrastin mes kodit tradicional të veshjes dhe stilit të kryeministrit shqiptar.

Megjithatë, episodi nuk solli të njëjtin reagim te të gjithë liderët. Siç vëren "El Mundo", presidenti amerikan Donald Trump e ndoqi shkëmbimin pa ndryshuar shprehjen në fytyrë dhe nuk reagoi ndaj batutës së Rutte.

Gazeta spanjolle e përfshin këtë skenë mes momenteve më të komentuara të samitit, i cili u zhvillua në një kohë kur liderët e Aleancës diskutuan edhe për çështje të rëndësishme të sigurisë, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Edi Rama, i cili u dallua mes liderëve për gjatësinë e tij prej 2 metrash e 1 centimetri, u bë objekt batutash edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe disa liderë të tjerë teksa zinte vend në platformën e fotos zyrtare.

Duke iu përshtatur atmosferës së çlirët të krijuar nga Macron dhe liderët e tjerë, Rama reagoi me humor, duke thënë: "A duhet të zbres një shkallë?"

Momentet më të komentuara si ndërveprimi mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentit amerikan Donald Trump, u raportuan edhe nga mediat turke.

Rutte, duke qeshur, i tregoi Trumpit atletet e bardha të Edi Ramës, i cili kishte ruajtur traditën e tij për t'i kombinuar ato me kostumin klasik.

Megjithatë, Trump u shfaq i ftohtë dhe indiferent ndaj këtij shkëmbimi batutash.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ishte dëshmitar i komenteve dhe gjestit të Rutte-s ndaj Trumpit, u duk i sikletosur, ndërsa kamerat fiksuan për disa çaste ndryshimin e shprehjes në fytyrën e tij.

 

injorimit nga trump ndaj ramës

Lini një Përgjigje