TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2023, 20:39

Kriza në Serbi/ Brnabiç ofron dorëheqjen, Vuçiç parlajmëron zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në Serbi/ Brnabiç ofron dorëheqjen, Vuçiç

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka parlajmëruar dorëheqjen nga posti i drejtueses së qeverisë. Në orën 20.00 ajo doli në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku u shpreh se i ka vënë në tryezë dorëheqjen. Ajo tha se është gati të largohet nëse e kërkon opozita. 

Ajo tha e mënyra më e mirë është që vendi të shkojë në zgjedhje. "Unë jam gjithmonë gati të jap dorëheqjen, por kur shoqëria është në krizë, e vetmja mënyrë është të flasim, dhe ata nuk duan të flasin, unë jam gati dhe llogaris në dorëheqjen time, ju e keni në tavolinë. Mendoj se dalja nga kriza janë zgjedhjet parlamentare deri në fund të vitit, ia lë Presidentit të Republikës të marrë një vendim”, tha kryeministrja.

Bërnabiç tha se ka kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se rezultatet e ekzekutivit të saj janë të padiskutueshme.

Jo gjithçka ishte perfekte, por ne bëmë më të mirën dhe mendoj se kemi rezultate që çdo qytetar, nëse është i sinqertë, mund të krenohet me to”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Vuçiç ishte ai i cili paralajmëroi se është gati të çojë vendin në zgjedhje. Ai u shpreh se është gati të negociojë me kundërshtarët, por nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët, atëherë do të ketë zgjedhje.

Nëse Brnabiç jep dorëheqjen, SNS nuk do të dëshirojë një kryeministër të ri, sepse jemi të kënaqur me punën e Ana Brnabiç. Pastaj kemi një afat prej 45 deri në 60 ditë për të mbajtur zgjedhje të reja, dhe në përputhje me rrethanat jemi të gatshëm të negociojmë. Besoj se do të gjejmë bashkëbisedues. Nëse kjo nuk ndodh, do të shkojmë në zgjedhje, por Qeveria nuk do të zgjidhet në rrugë dhe nuk do të ketë qeveri tranzitore”, tha ai.

Shumica, tha ai, do të përpiqet të jetë e drejtë dhe e matur dhe të bëjë një marrëveshje teknike me “minorancën”.

Është e qartë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe tani janë vetëm çështje muajsh”, tha ai.

vucic brnabic

Lini një Përgjigje