TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 13:53

Serbia liroi 3 policët, Petkoviç: Vendimi është gjyqësor, jo politik!

Shkruar nga Pamfleti
Serbia liroi 3 policët, Petkoviç: Vendimi është
Petar Petkoviç

Petar Petkoviç, ka thënë sot se vendimi i Gjykatës së Lartë në Kraljevë për lirimin e 3 policëve të Kosovës është vendim gjyqësor dhe jo politik. Ai theksoi se Serbia do të luftojë për të gjithë serbët e arrestuar në Kosovë.

Ne këtu kemi një vendim gjykate, pavarësisht nëse jemi të kënaqur apo jo, Serbia është shtet ligjor dhe këtu duhet të respektohen vendimet e gjykatave, për dallim nga Prishtina ku nuk ka gjykatë, nuk ka gjykatës, as prokurori, por të gjitha. Vendimet i marrin Kurti dhe Sveçlja, të cilët arrestojnë serbët me lista, paraqesin prova inekzistente dhe gjithçka që është në kundërshtim me qasjen që mbizotëron në Serbinë qendrore”, tha Petkoviç.]

Rreth orës 13:45 minuta 3 policët e liruar nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës. Të shoqëruar nga makinat e policisë së Kosovës ata pritet të shkojnë në Prishtinë. Pas 12 ditësh të mbajtur peng në burgjet e Serbisë, Gjykata e Kralevës ka liruar tre policët e rrëmbyer në veri të Kosovës. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi do të rikthehen tek familjet e tyre në Kosovë pas pretendimit të Serbisë së kishin kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila mbart dënimin deri në 12 vjet burg.

serbia liroi 3 policët petkoviç

Lini një Përgjigje