TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2026, 10:05

Tëmetet në Venezuelë, tmerrohen prezantuesit live në emision televiziv (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tëmetet në Venezuelë, tmerrohen prezantuesit live në emision
Tëmetet në Venezuelë

Dy tërmete të fuqishme goditën njëri pas tjetrit Venezuelën, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe 700 të plagosur, tha presidentja në detyrë Delcy Rodríguez. Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën një zonë në perëndim të kryeqytetit dhe u ndjenë deri në Bogota të Kolumbisë.

Më herët, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerësoi se ekziston një probabilitet prej 44% që numri i viktimave të kalojë 10 mijë persona dhe një probabilitet prej 30% që ai të tejkalojë 100 mijë.

Ekipet e shpëtimit në kryeqytet po kërkojnë mes rrënojave për të mbijetuar, ndërsa janë dëgjuar njerëz që thërrasin për ndihmë.

Shumë ndërtesa kanë mbetur pa energji elektrike dhe sistemi i metrosë është mbyllur plotësisht.

Venezuela po festonte një festë kombëtare dhe shumë njerëz ndodheshin në shtëpitë e tyre kur tërmetet goditën në orën 18:04 (sipas orës lokale).

Shumë banorë të tronditur në Karakas e kanë kaluar natën jashtë. Mbetet frika e lëkundjeve të mëvonshme, ose se ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti mund të shemben papritur. Shumë prej tyre presin gjithashtu lajme për të dashurit e tyre.

Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa vlerësohen dëmet, por jo të gjithë kanë një vend për t'u strehuar pas tërmeteve.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka falënderuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet venezueliane.

Ndërkohë përjetimi i lëkundjeve në një studio televizive është bërë viral në mediat sociale, ku tregon tmerrin që gazetarët kanë përjetuar live.

tmerrohen prezantuesit live tëmetet në venezuelë

Lini një Përgjigje