TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2026, 21:32

Trump-it nuk i del inati me Papën: Ja kam bërë të qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Shkruar nga Pamfleti
Trump-it nuk i del inati me Papën: Ja kam bërë të qartë
Trump-Papa

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ndahet Papës për çështjen e Iranit, duke përsëritur se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zotërojë armë bërthamore.

Në një intervistë për New York Post, ai e cilësoi situatën si një nga çështjet më të rëndësishme dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse Irani do të pajisej me një armë të tillë.

Nuk mund t’i lejohet Iranit të ketë armë bërthamore, sepse do ta përdornin dhe miliona njerëz do të vdisnin, përfshirë italianë dhe katolikë në mbarë botën”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se i ka drejtuar Papës edhe dy pyetje, duke vënë në diskutim qëndrimin ndaj programit bërthamor iranian dhe duke përmendur, sipas tij, edhe vrasjen e 42 mijë protestuesve në Iran.

Deklaratat e tij vijnë në një kontekst tensionesh të vazhdueshme lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe zhvillimet e brendshme në vend.

trump papa

Lini një Përgjigje