TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Prill 2026, 19:52

Macron thirrje SHBA-së dhe Iranit për qetësi: Bisedimet për Hormuzin të zhvillohen në mënyrë diplomatike

Shkruar nga Pamfleti

Macron thirrje SHBA-së dhe Iranit për qetësi: Bisedimet për

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka kërkuar Iranit dhe SHBA-së të ulin tensionet mbi Ngushticën e Hormuzit dhe t'i trajtojnë çështjet në mënyrë diplomatike. Presidenti francez tha se qëndrimi i vendit të tij "mbetet i njëjtë" dhe se "të gjithë duhet të qetësohen".

Duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, ai tha se Franca nuk ishte në shënjestër specifike në ngushticë pasi Irani qëlloi anijet atje të shtunën.

SHBA-të kanë mbajtur një bllokadë të porteve iraniane që nga e hëna e kaluar, me Iranin që e hoqi dhe më pas e rivendosi bllokadën e vet të ngushticës në fund të javës së kaluar.

Ndërkohë që pak më parë u raportua se shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, një ndërmjetës kyç, i tha Donald Trump më parë se bllokada detare amerikane ishte një pengesë për bisedimet.

Kujtojmë se pas një konfuzioni me tërheqje nga bisedimet nga ana e Iranit, më në fund është arritur dakordësia për të vijuar negociatat në islamabad. Negociatorët amerikanë me në krye JD Vance janë nisur për në Paksitan.

macron shba irani

Lini një Përgjigje