TAGS-AT E JAVËS

Kulture14 Korrik 2026, 14:03

"Një agjent më hapi dyert", aktori shqiptar zbulon si u bë pjesë e serialit serb dhe projektin drejt Kanës

Shkruar nga Pamfleti
"Një agjent më hapi dyert", aktori shqiptar zbulon si u
"Një agjent më hapi dyert", aktori shqiptar zbulon si u bë pjesë e serialit serb dhe projektin drejt Kanës

Aktori shqiptar Klodian Hoxha do të jetë pjesë e kastit të një seriali serb, i cili pritet të transmetohet në televizionin publik të Serbisë.

I ftuar në emisionin "Në Shtëpinë Tonë", Hoxha tregoi se gjithçka nisi falë një agjenti, i cili i hapi rrugën drejt këtij projekti ndërkombëtar.

"Një agjent më ndihmoi të kaloja kufijtë. Fillimisht bëra audicion për një rol tjetër, por ishte në gjuhën serbe dhe në fillim e refuzova, sepse mendova se nuk do ta përballoja për shkak të gjuhës. Më pas më dërguan një rol tjetër, ku flitet shqip, anglisht dhe gjermanisht. Unë interpretoj një bos që jeton në Beograd", u shpreh aktori, pa zbuluar më shumë detaje për personazhin.

Krahas këtij angazhimi, Hoxha zbuloi se është duke punuar edhe për një projekt të rëndësishëm filmik, me synimin për ta prezantuar në Festivalin e Kanës.

"Po përpiqemi të ndërtojmë diçka tonën në aspektin e produksionit. Është një projekt shumë interesant. Dëshirojmë të realizojmë një film shqiptar, ku unë do të jem edhe pjesë e produksionit", tha ai.

Klodian Hoxha është një nga aktorët shqiptarë që ka ndërtuar një karrierë si në teatër, ashtu edhe në kinemanë shqiptare dhe atë ndërkombëtare. I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, ai synon që së shpejti t'i shtojë karrierës së tij edhe rolin e producentit.

 

klodian hoxha filmi serb

Lini një Përgjigje