TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Korrik 2025, 12:35

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni pronar i Ksamilit, ndërsa dhëndri 'zapton' Drilonin

Shkruar nga Pamfleti

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Edhe pse më i qeshur se kurrë pas 11 majit, Sali Berisha vijon t’i bëjë presion Edi Ramës për të urdhëruar AZHT që të miratojë lejen për kullat e dhëndrit në Drilon si dhe për resortin e Shkëlzenit në Ksamil.

Humbja e radhës së Familjes Berisha, përmes Partisë Demokratike, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duket se do t’u kushtojë shtrenjtë shqiptarëve. Si ngushëllim për humbjen dhe stresin e përjetuar në raport me SPAK, Familja Berisha ka shtuar pretendimet tek Edi Rama për kulla të reja, kompleks vilash dhe resorte në zonat më të lakmueshme të vendit si në Ksamil, Drilon dhe rreth Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.

Si u bë Shkëlzeni pronar i Ksamilit

Ndërsa dhëndri Malltezi tashmë pas lirimit nga arresti shtëpiak është më i lirë për të finalizuar projektin e kullave në Drilon, Shkëlzen Berisha ia ka vënë syrin Ksamilit, për të ndërtuar një resort gjigand, përmes dy prestanome të tij, Rrahman Selmanllarit dhe Shkëlqim Beshirit, të cilët janë bërë pronarë tokash në Tiranë, Gjirin e Lalzit, Ksamil etj.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Rrahaman Selmanllari, i konsideruar si ‘vëllai’ i Shkëlzenit, ortakë në Gërdec dhe zhvatje pronash, si dhe Shkëlqim Beshiri, i konsideruar si ‘lavatriçja’ kryesore e parave të Shkëlzenit në ndërtim, befas kanë dalë pronarë të sipërfaqeve të mëdha pronash në Ksamil.

Selmanllari dhe Beshiri, përmes letrave false dhe një historie të zezë, kanë arritur të bëhen pronarë të ‘zemrës’ së Ksamilit, konkretisht të sipërfaqes prej 250.000 m² (25 ha), zgjeruar më pas në 137 hektarë, duke përfshirë edhe ‘Teqenë e Zallit’. Në tjetërsimin e pronës publike me dokumente false janë përfshirë Komiteti Bektashian, përfaqësuar nga Baba Besnik Fekushi, Rebani Bocai, dy kompani të zhdukura, Ksamil Invest dhe Dola shpk, si dhe Edmond Leka i Union Bank, një tjetër ‘lavatriçe’ e parave të pista të Familjes Berisha, pjesë e dosjes së SPAK për aferën me ish Klubin Partizani, pasi mbulonte transfertat e Jamarbër Malltezit duke mos i raportuar tek Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Vendimet për tjetërsimin e pronës publike në Ksamil janë firmosur nga ish gjyqtari Petrit Aliaj pasi në pushtet erdhi Sali Berisha. Vendimet për grabitjen e pronës publike janë marrë nga Aliaj gjatë viteve 2006-2009, duke zgjeruar disa herë sipërfaqen e tjetërsuar me letra false. Katër vendime të njëpasnjëshme ka marrë ish gjyqtari Aliaj, i shkarkuar si i korruptuar.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Petrit Aliaj është i skeduar si një nga gjyqtarët më të korruptuar në Shqipëri. Kur u shkarkua nga Vetingu, ku për të shpëtuar paraqiti 4 raporte sikur ishte sëmurë, Aliaj kishte fshehur edhe një pallat në emrin e babait.

Petrit Aliaj është shkarkuar edhe në vitin 2004 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por Gjykata e Lartë e riktheu në detyrë dy vjet më vonë. Në vitin 2005 ai është paguar me 47 mijë dollarë nga vëllezërit Balili, si konsulent ligjor i tyre. Por, Komisioni i Vetingut nuk ia ka konsideruar të ligjshme këto para.

Në vitin 2015, ILDKPKI e kallëzoi gjyqtarin Aliaj për fshehje pasurie, por nuk i hyri ‘gjemb në këmbë’, ndërsa edhe KLD-ja refuzoi ta shkarkonte. Petrit Aliaj ka marrë pjesë edhe në procesin e heqjes së burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit, ku ishte anëtar i trupit gjykues. Ky vendim i rrëzuan si i paligjshëm nga Gjykata e Lartë.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Ndërkaq, në vitin 2013, Prokuroria e Vlorës nisi një hetim për tjetërsimin e pronës në fjalë në Ksamil. Gjykata dënoi për shpërdorim detyre tre zyrtarë të AKKP-së Petraq Puleri, Besnik Dine dhe Emiljana Pandazo. Tre zyrtarët, të cilët besohet se ishin paguar nga mafia e pronave me qindra mijëra euro, nuk bënë asnjë ditë burg.

Skandali nuk ndalet. Edhe pse çështja penale provoi se prona ishte përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara, vendimi i kthimit të pronës nuk u shfuqizua. Sot pronarë rezultojnë dy ‘maskat’ e Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari dhe Shkëlqim Beshiri. Edhe pse më i qeshur se kurrë pas 11 majit, Sali Berisha vijon t’i bëjë presion Edi Ramës për të urdhëruar AZHT që të miratojë lejen për kullat e dhëndrit në Drilon si dhe për resortin e Shkëlzenit në Ksamil.

Dhëndri Malltezi avancon me projektin në Drilon

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, gjatë arrestit shtëpiak për aferën me ish Klubin Partizani, avancoi me projektin e kullave në zonën e mbrojtur në Drilon, përmes prestanomes Fatmir Bektashin, i pandehur për pastrim parash dhe korrupsion në dy dosje të SPAK-ut, njëra nga të cilat bashkë me Malltezin.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Pas kopsijtes së tjetërsimit të pronës përmes blerjeve të dyshimta dhe pazareve në studion ligjore të Argitës, dhëndri Malltezi i kërkon Ramës që të urdhërojë AZHT-në për të miratuar lejen për kompleksin e palltave në Drilon.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Madje, për të shtruar presionin, Malltezi ka nisur të shesë apartamentet në ajër në Drilon, pa u miratuar leja, gjithnjë duke u kamufluar pas ortakut të tij, Fatmir Bektashi.

Jamarbër Malltezi pronar faktik i kompanisë Kontakt

Format e operimit me ish Klubin Partizani dhe në Drilon, tregon se Jamarbër Malltezi është pronar faktik i kompanisë Kontakt shpk. Se si Malltezi i tërheq përfitimet nga kompanitë e Bektashit e ka treguar dosje e SPAK; Me kontrata të paregjistruara, për shërbime konsulence dhe kontribut patriotik.

Gjithsesi Fatmir Bektashi i Kontakt dhe Jamarbër Malltezi janë të lidhur ligjërisht në ortakëri. Fatmir Bekteshi është pronar me 100 % të aksioneve dhe administrator i kompanisë Kontakt.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Kompania Kontakt me pronar në letra Fatmir Bektashin ka në pronësi bashkimin e kompanive Kontakt shpk & Magnet Imo shpk. Jamarbër Malltezi, nën akuzë nga SPAK bashkë me Bektashin për korrupsion dhe pastrim parash, është pronar me 50 % të aksioneve në kompaninë Kontakt shpk & Magnet Imo shpk.

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Blerja e pronës në Drilon

Teksa SPAK vijonte hetimet për aferën me ish Klubin Partizani, Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha i kishin hedhur sytë në zonën e mbrojtur të Drilonit në Pogradec, për të ndërtuar një kompleks pallatesh, duke përdorur si maskë ortakun e Malltezit, Fatmir Bekashti me kompaninë Kontakt shpk, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen e Malltezit me ish Klubin Partizani dhe për dosjen e Erion Veliajt.

Duke përdorur si kamuflim Bektashin, çifti Malltezi ka kopsitur letrat e pronës në zonë të mbrojtur, në Pogradec, përmes presioneve, marrëveshjeve, ndërhyrjeve, falsifikimeve dhe shantazheve ndaj funksionarëve publikë. Prapaskena mëson se pronarët e pretenduar të pronës në Drilon janë kontaktuar nga çifti Malltezi përmes njerëzve të tyre, duke u blerë pronat, ashtu siç operuan në Porto Romano, ku u blenë banorëve të zonës pronat, duke ia shitur më pas Damir Fazlliçit disa herë më shtrenjtë, ndërsa më pas Berisha mblidhte qeverinë duke i rritur vlerën pronës.

Pronarët e zonës ku nuk lejohet ndërtimi, në këmbim të kontratave të shitjes kanë marrë para dhe pasuri të paluajtshme në pronësi të Familjes Berisha. Prapaskena mëson se kontratat janë bërë me vlera simbolike, ku diferenca është paguar cash me para të pista. Nëse SPAK do të nisë një hetim, do të zbulojë me lehtësi një skemë flagrante pastrimi parash, e ngjashme me aferën me ish Klubin Partizani./Prapaskena

Familja Berisha presion Ramës për kullat; si u bë Shkëlzeni

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë