Anglia ka siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Botërorit, mes drithërimave dhe spektaklit në një ndeshje që kishte gjithçka brenda.
Anglia “shtatë shpirtrash”, pavarësisht se luajti me 10 lojtarë nga minuta e 54-të, për shkak të kartonit të kuq të përjashtuar nga Jarrell Quansah, arriti një kualifikim epik kundër Meksikës në “Azteka” për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.
Me rezultatin përfundimtar 3-2 dhe Bellingham si protagonist absolut me dy gola, “Tre Luanët” do të vazhdojnë garën, ku në fazën tjetër do të përballen me Norvegjinë.
Skuadra angleze e nisi ndeshjen me nervozizëm, me Declan Rice që u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e parë.
Meksika kishte më shumë zotërim në fillim dhe krijoi rastin e parë serioz në minutën e 15-të, por goditja me kokë e Raul Jiménez u ndal nga Jordan Pickford. Pavarësisht presionit të vendasve, Anglia kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Bukayo Saka asistoi për Bellingham, i cili shënoi me kokë.
???? JUDE BELLINGHAM OPENS HIS ACCOUNT! ⚽????
— AIRFORCEONE LiVe (@AirforceOne1986) July 6, 2026
Jude Bellingham scores his first goal of the 2026 FIFA World Cup, giving England another huge boost in their campaign. Is this the start of a special tournament for the Three Lions? ????????#JudeBellingham #England #FIFAWorldCup pic.twitter.com/0t3By1U9xv
Vetëm dy minuta më vonë, anglezët dyfishuan avantazhin. Pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimi me Harry Kane, Bellingham shënoi golin e dytë personal për 2-0.
Megjithatë, Meksika reagoi para pushimit, duke ngushtuar shifrat në minutën e 42-të me Julian Quinones, i cili shënoi nga brenda zonës pas një goditjeje standarde të kthyer keq nga mbrojtja angleze. Në fund të pjesës së parë, vendasit rrezikuan edhe më shumë, por Pickford dhe mbrojtja angleze mbajtën epërsinë.
???? JUDE BELLINGHAM ON FIRE! ????⚽
— AIRFORCEONE LiVe (@AirforceOne1986) July 6, 2026
Jude Bellingham scores twice in just two minutes to stun Mexico and put England in a commanding position. A sensational burst from the Three Lions star on the World Cup stage! ????????????????????????????????#JudeBellingham #England #FIFAWorldCup pic.twitter.com/C0iIKgAXT3
Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë dhe mundësi për Anglinë, por momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 53-të, kur Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të rrezikshme, vendim i konfirmuar edhe nga VAR-i. Pavarësisht inferioritetit numerik, Anglia fitoi një penallti në minutën e 58-të, pasi Anthony Gordon u rrëzua në zonë. Harry Kane u tregua i saktë për 3-1.
3-1 for the three lions. Harry Kane penalty ???????????????????????????????? pic.twitter.com/492slG55IH
— Dr Rahmeh Aladwan (@doctor_rahmeh) July 6, 2026
Meksika nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 68-të, kur Raul Jimenez shënoi nga pika e bardhë pas një tjetër ndërhyrjeje të verifikuar nga VAR.
Deri në fund, vendasit ushtruan presion të vazhdueshëm dhe rrethuan portën e Pickford, por mbrojtja angleze rezistoi deri në fishkëllimën e fundit, edhe pas 11 minutash shtesë.
Me këtë fitore, Anglia kalon në çerekfinale ku do të përballet me Norvegjinë, që më herët eliminoi Brazilin. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në Miami.
Raul Jimenez penalty kick pic.twitter.com/AaxaZmQEsK
— Lucky (@DularLucky) July 6, 2026
Lini një Përgjigje