TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi23 Prill 2026, 17:21

BSH: Forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën e çmimeve në vend

Shkruar nga Pamfleti

BSH: Forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën e

Forcimi i mundshëm i euros do të rikthente valën e krizës së çmimeve në vend. Një studim i Banka e Shqipërisë paralajmëron se zhvlerësimi i lekut do të shtrenjtonte veçanërisht produktet e importit.

Rezultatet tregojnë se kursi i këmbimit ndikon pozitivisht në inflacionin total, por efektet nuk janë të rëndësishme për vlerësimin e monedhës. Rezultati kryesor tregon se zhvlerësimet kanë tendencë të kenë një efekt inflacionist më të theksuar, veçanërisht në kuantilet më të larta të inflacionit”, shprehet BSH.

Nga një rikthim i mundshëm i euros në nivelet e 120 lekëve, ndikime të konsiderueshme do të kishte edhe në drejtim të kredive. Këstet e huave do të bëheshin më të shtrenjta.

Ndikimi i kursit të këmbimit është më kompleks: ai është negativ në afatshkurtër dhe përmbyset pjesërisht në horizonte më të gjata kohore. Efektet e vonuara të rrezikut të kredisë dhe normës së interesit zbehen gradualisht me kalimin e kohës”, tha BSH.

BSH: Forcimi i mundshëm i euros do të rikthente krizën e

Në studim, Banka Qendrore ka nxjerrë në pah edhe faktin se çmimet e apartamenteve në vend janë së paku 5 për qind më të larta se normalja.

“Është zbuluar se çmimet e shtëpive ishin, në mesin e vitit 2025, të paktën 5% mbi nivelet e tyre «normale». Gjithashtu, rezultatet paraprake tregojnë se çekuilibrat e çmimeve të shtëpive duket se pengojnë rritjen ekonomike në planin afatgjatë, por as nuk e përforcojnë dhe as nuk e dobësojnë atë në planin afatshkurtër”, shtoi BSH.

Ekspertët theksojnë se stabiliteti i kursit të këmbimit mbetet thelbësor për kontrollin e inflacionit dhe ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë, në një kohë kur ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj zhvillimeve të jashtme./A2CNN

euro bsh Çmimet

1 Komente

  1. I
    Igli

    Ehuuu po ca 5% me lart, aq do ishte vetem si inflacion normal, mos eshte 25-30% me shume = nga zbritja e kursit Eur 120 - 125 ne Eur 95, madje me rritje cmimesh gjithandej jane reflektuar edhe ketu duke rritur edhe cmimet vete (jo thjesht vetem nga ndryshimi direkt i kursit, po edhe sikur te mos rriteshin fare cmimet ne apartamente)

    Lini një Përgjigje