TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 1 Korrik 2026, 18:16

BSH-ja nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e inflacionit për shkak të naftës

Shkruar nga Pamfleti

BSH-ja nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Rritja e

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, duke vlerësuar se orientimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për të garantuar rikthimin e inflacionit drejt objektivit në afatin e mesëm.

Në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, Banka e Shqipërisë konstatoi se inflacioni u rrit gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej dhe tregjet financiare mbetën të qëndrueshme.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi se inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit arriti në 2.9% gjatë muajve prill dhe maj, nga 2.5% që ishte në tremujorin e parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e inflacionit u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, i cili u reflektua në çmimet e karburanteve në vend. Në të njëjtën kohë, u rritën edhe çmimet e ushqimeve të papërpunuara dhe të disa shërbimeve me intensitet të lartë të kostove të energjisë.

Vendimi për të lënë të pandryshuar normën bazë të interesit pasqyron vlerësimin e Bankës së Shqipërisë se kushtet aktuale monetare mbështesin stabilitetin e çmimeve, ndërkohë që ruajnë balancën mes kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së aktivitetit ekonomik.

bsh inflacioni interesi

Lini një Përgjigje