TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Maj 2026, 19:08

E vërteta e legjendës gjermane të bllokimit të BE

Shkruar nga Ylli Pata

E vërteta e legjendës gjermane të bllokimit të BE

Ambasadori gjerman e ka treguar hapur se me kë është në këtë debat, ka qenë me SPAK. Ky nuk është mister, por Gjermania nuk është bllokuesja e anëtarësimit të Shqipërisë.

Legjenda gjermane e bllokimit të Shqipërisë në BE ka kohë që qarkullon në nahijen tonë politike, duke marrë shkas, më saktësisht keqpërdorur rolin shumë demokratik të Berlinit zyrtar në raport me Shqipërinë.

Gjermania, faktori më i fortë politik dhe ekonomik i BE-së është edhe një mbështetës i fortë i integrimit të Shqipërisë në BE, pore dhe i rajonit, përkrahës i rëndësishëm i shqiptarëve në Kosovë dhe në gjithë hapësirat ku ai ndodhet.

Berlini është arkitekti dhe mbështetësi i reformës në drejtësi në Shqipëri, është nismëtari i procesit të Berlinit që nuk është një rudiment burokratik, por tipik një proces europian gjeopolitik, që ka objektiv që gjithë Ballkani Perëndimorë, e Serbinë brenda ta fusë në BE.

Si CDU ashtu edhe socialdemokratët gjermanë kanë thuajse një politikë për Shqipërinë, por nga ana tjetër, Berlini ka zgjedhur të jetë i hapur edhe zemërgjerë për zërat kritikë  opozitarë në Shqipëri.

Gjermania ka mbështetur më fort nga të gjithë projektet për të dekomunistizuar Shqipërinë, nëpërmjet publikimit të dëshmive të dhunës së diktaturës/ Fondacionet prestigjoze gjermane si Adenauer dhe Fridich Hebert kanë ndihmuar të majtët e të djathtët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj, që të promovojnë demokracinë, nismat e lira, garën e natyrisht dekomunistizimin.

Gjermanët janë mbështetës realë të infrastrukturës thelbësore të qyteteve shqiptare, kanë financuar interkonjeksionin energjetik të gjithë vendit, pore dhe me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo mbështetje gjermane nuk është thjesht një solidaritet human, të cilët ata e kanë treguar, por një objektiv i qartë politik që e ka thënë që nga Angela Merkel, Olaf Schols apo edhe Fridrich Merz sot.

Nëse Gjermania nuk do të kishte një vullnet politik që Shqipëria të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, realisht Tirana nuk do të mund të bënte asnjë hap para. Berlini është faktori politik bazik i Europës së bashkuar. Jo rastësisht ka kontrollin në Komision, Parlament Europian, e më gjerë, pasi në fund të fundit, është edhe kontribuesi më i rëndësishëm financiar e lokomotiva politike, e sot edhe gjeopolitike e një kontinenti të ri që po konturohet.

Megjithatë është fakt, se Gjermania nuk është një kancelari që joshet politikisht, ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të mbështesë zërat kritikë, opozitarë, të ndryshëm në Shqipëri, e këtë e ka bërë hapur, pasi e konsideron një logjikë brenda vlerave të saj.

Në lidhje me PD-në CDU-ja gjermane, partia më e rëndësishme në Gjermani ka qenë përgjithësisht mbështetëse, por të kauzave reale, e jo idiotizmave që ka prodhuar agjenda psikofarmatike. Gjermania kur ka dashur ta thotë një gjë, as e ka pasur problem, sepse e ka natyrë të komunikimit të saj politik, qetë po pa kompleks.

Në rastin e Shqipërisë, Gjermania e ka thënë hapur që përkrah fort SPAK, duke qenë kritike me qeverinë shqiptaret dhe Edi Ramën, kur ka pasur polemika. Ambasadori gjerman e ka treguar hapur se me kë është në këtë debat, ka qenë me SPAK. Ky nuk është mister, por Gjermania nuk është bllokuesja e anëtarësimit të Shqipërisë. Këtë e ka thënë qartë Berlini zyrtar.

Mirëpo, qarqet afër Berishës kanë vijuar sërish këtë narracion edhe pse Komisioni Europian, që drejtohet nga një gjermane e rëndësishme si Ursula von Der Leyen, politikane e lartë e CDU-së, ka dhënë dritën jeshile për raportin IBAR për Shqipërisë.

E gjitha kjo legjendë gjermane ka nisur në korrikun e vitit të shkuar, kur një eurodeputet gjerman, foli në Bruksel atë që i tha Sali Berisha.

Eurodeputeti është doktor si ky i yni, emrin e ka Alexandër e mbiemrin Sell. Vjen nga Mainzi, kryeqendra e landit legjendar dhe të pasur të Palatinateve.

Doktor Sell deklaroi në korrik 2025 se “Shqipëria nuk i plotëson aspak kushtet demokratike për t’u bërë pjesë e BE-së". Zgjedhjet e 11 majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë folën për blerje masive të votës, ndërsa gjatë fushatës u mbyll edhe TikTok-u. Liria e shtypit thuajse nuk ekziston.

Madje shkoi edhe në pikën ZH kur tha se Shqipëria është kolumbia e Europës. Me një fjalë, copy&paste.

Por doktor Sandri ka një “problem” natyrisht politik. Është eurodeputet i Alternative fur Deutschland e famshmja AFD.

Në fund të fundit nuk është ndonjë problem pasi AFD është një nga forcat relevante politike gjermane, edhe pse ka një vullnet për të mos e afruar, prej partive të mëdha siç është CDU, SPD apo të gjelbrit. Arsyet janë se AFD është anti-BE dhe pro Putinit. Ose së paku kështu janë argumentet që jepen nga forcat mainstream.

Këtu problemi nuk është fare se pse AFD ka qëndrime pranë apo thuajse identike me Sali Berishën, pasi edhe AFD është një parti që ndonjë ditë mund të vijë në pushtet siç erdhi edhe Giorgia Meloni në Itali.

Megjithatë, aleatë politik i PD është CDU e Merz dhe Von der Leyen e jo AFD, që politikisht është kundërshtar apo rival. Merz e ka thënë troç; më mirë me SPD e të majtët(të gjelbrit apo edhe Linke) sesa me AFD.

anetaresim be shqiperia ambasadori gjerman

1 Komente

  1. E
    Edvkar Ramkorrupsua

    RROFTE KORRUPSIONI SHQIPTAR ME NE KRYE SHOKUN EDVER HOXHRAMA! POSHTE GJRMANIA! Hahaha .....hani o dele hani se edhe Ju.....Edin e ngordhur do gjeni...hahaha....

    Lini një Përgjigje