TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Mars 2026, 11:11

Evropa ka nevojë për më shumë “Pedro Sanchez”

Shkruar nga Eldar Mamedov
Evropa ka nevojë për më shumë “Pedro Sanchez”
Pedro Sanchez /

Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit duket e tulatur dhe e pavendosur përballë politikave të Donald Trump, kryeministri spanjoll po dëshmon se guximi diplomatik është rruga e vetme për të mbrojtur interesat evropiane...

Ndërsa shumica e udhëheqësve evropianë u janë përgjigjur sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit me dënime të regjimit iranian dhe thirrje të vakëta për “de-përshkallëzim” - të hartuara në një mënyrë të tillë që të mos fyejnë Uashingtonin - kryeministri spanjoll Pedro Sanchez e ka dënuar pa mëdyshje luftën kundër Iranit si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Krahasojeni këtë qëndrim me atë të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili që në fillim të luftës zgjodhi të këmbëngulte se “nuk është koha për t’u dhënë leksione partnerëve dhe aleatëve tanë” rreth shkeljeve të mundshme të ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer bëri çmos që të qëndronte në të dyja anët. Nga njëra anë, ai iu referua ligjit ndërkombëtar, por nga ana tjetër i lejoi Uashingtonit përdorimin e bazave ushtarake britanike për “operacione mbrojtëse”, që në fakt nuk ishin të tilla, pasi përfshinin shënjestrimin e raketave iraniane brenda territorit iranian.

Pavarësisht kësaj, ai pësoi fyerjen e presidentit Donald Trump, i cili tha se Starmer “nuk është Winston Churchill”. Udhëheqësit e vendeve të tjera të mëdha evropiane janë shfaqur vetëm pak më mirë. Presidenti francez Emmanuel Macron priti plot 4 ditë për të deklaruar se lufta SHBA-Izrael është “jashtë ligjit ndërkombëtar”.

Madje edhe atëherë, u zotua të dërgonte mjete mbrojtëse ajrore dhe një anije luftarake për të mbrojtur ishullin e Qipros nga sulmet e Iranit ndaj bazës ushtarake britanike atje, në shenjë hakmarrjeje për mbështetjen e Britanisë në sulme.

Macron tha gjithashtu se donte të ndërtonte një koalicion ndërkombëtar për të siguruar rrugët tregtare detare “thelbësore për ekonominë globale”, duke shtuar se Franca do të kontribuonte me aeroplanmbajtësen e saj, “Charles de Gaulle”.

Pozicioni i Sanchez meriton vëmendje sepse ai jo vetëm që e tha fjalën, por edhe e zbatoi atë. Në politikën e jashtme, koherenca është çështje besueshmërie. Konkretisht, Sánchez ka refuzuar të lejojë avionët amerikanë të përdorin bazat detare dhe ajrore të operuara bashkërisht në Rota dhe Morón për sulme kundër Teheranit.

Siç edhe pritej, ky vendim shkaktoi zemërimin e Trump, i cili e quajti Spanjën “të tmerrshme” dhe kërcënoi të ndërpresë tregtinë me Madridin. Ai shtoi se nëse donte të përdorte bazat spanjolle, thjesht do ta bënte këtë pa marrë lejen e askujt.

“Mund të shkojmë atje dhe ta përdorim. Askush nuk do të na thotë të mos e përdorim. Por nuk kemi pse ta bëjmë këtë” - tha Trump. Por Sanchez e përforcoi qëndrimin e tij duke dënuar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare në një fjalim historik televiziv drejtuar kombit. Ai hodhi poshtë “iluzionin se mund t’i zgjidhim me bomba problemet e botës” dhe u zotua të mos “përsërisë gabimet e së kaluarës”.

Qëndrimi i qeverisë spanjolle mund të përmblidhet në 2 fjalë: “Jo luftës!”. Të mërkurën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se spanjollët e kishin rishqyrtuar vendimin dhe kishin rënë dakord të ndihmonin. Por ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, doli menjëherë në media për ta përgënjeshtruar këtë: “Qëndrimi i qeverisë spanjolle në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme, bombardimin e Iranit dhe përdorimin e bazave tona nuk ka ndryshuar asnjë grimcë”.

Ky nuk është një qëndrim i idealistëve naivë. Është qëndrimi i një udhëheqësi të vendosur por edhe realist si Sanchez, i cili kujton historinë dhe vepron për të mbrojtur vendin e tij nga një luftë e pakuptimtë, që mund të sjellë sulme terroriste, vështirësi ekonomike dhe migrim masiv.

Vlen të përmendet se udhëheqësi spanjoll përmendi pushtimin e Irakut në vitin 2003. “Disa udhëheqës të papërgjegjshëm na tërhoqën dikur në një luftë të paligjshme që nuk solli gjë tjetër veçse pasiguri dhe dhimbje”- paralajmëroi ai.

Krahasimi është i gjetur dhe ka jehonë të fortë në Spanjë. Në marsin e vitit 2003, kryeministri i atëhershëm Jose Maria Aznar ofroi mbështetje të plotë për George W. Bush, një moment i përjetësuar në foton e “treshes së Azoreve”.

Hakmarrja e përgjakshme e përndjeku Spanjën kur terroristët e Al-Kaedës bombarduan stacionin e trenit në Madrid një vit më vonë, duke vrarë 193 persona. Ishte sulmi më i rëndë terrorist në historinë e vendit. Provat treguan se terroristët vepruan në shenjë hakmarrjeje për rolin e Spanjës në Irak, gjë që çoi në rënien e qeverisë konservatore dhe fitoren e socialistëve pak muaj më vonë.

Ashtu si lufta në Irak, sulmet aktuale ndaj Iranit nuk kanë autorizim nga OKB-ja. Gjithashtu, ato po justifikohen me “ndjenja fisnike”, siç është solidariteti me gratë iraniane. Por Sánchez ka qenë i prerë: “Të drejtat e grave nuk duhet të përdoren kurrë si pretekst për të nisur luftëra që u shërbejnë interesave të tjera. Përgjigjja duhet të jetë diplomacia dhe ligji ndërkombëtar dhe jo dhuna”.

Kjo nuk do të thotë të mbrosh regjimin iranian. Sánchez ka qenë i qartë: mund të jesh kundër një regjimi të urryer dhe në të njëjtën kohë të kundërshtosh një ndërhyrje ushtarake të pajustifikuar. Ky dallim është shumë i rëndësishëm, edhe pse shpërfillet nga ata që e barazojnë kundërshtimin e luftës me simpatinë për Teheranin.

Pse ka rëndësi qëndrimi i Sánchez? Sepse ofron një rrugë tjetër për Evropën, përveç nënshtrimit ndaj Trump. Udhëheqës si Merz duket se e barazojnë “fuqinë e fortë” me të qenit partnerë të vegjël në luftërat e Uashingtonit.

Megjithatë, siç shkroi eksperti Alberto Alemanno: “Evropa po mbështet një luftë që nuk e filloi dhe nuk mund ta përballojë. Uashingtoni merr çmimin gjeopolitik, ndërsa Evropa paguan faturën”. Dhe kjo e fundit do të vijë me çmime më të larta të energjisë dhe paqëndrueshmëri politike.

Sanchez po refuzon të jetë pjesë e këtij skenari. Leva e vërtetë e Evropës, qëndron te fuqia diplomatike dhe ekonomike për të vepruar në interesin e saj të përbashkët. Kjo do të thotë t’i mohohet SHBA-së përdorimi i bazave evropiane për qëllime që e shkelin ligjin ndërkombëtar.

Sánchez nuk mund të veprojë i vetëm, por qëndrimi i tij tregon se alternativat ekzistojnë. Në vitin 2003, ata që kundërshtuan Luftën e Irakut u shpërfillën. Sot, askush nuk thotë që e kishin gabim. Qëndrimi spanjoll nuk është anti-amerikan, është thjesht pro ligjit dhe pro paqes.

Në një botë që po rrëshqet drejt konfliktit, Pedro Sanchez po bëhet zëri i arsyes, për të cilin Evropa ka një nevojë urgjente./Pamfleti nga “Responsible Statecraft”

pedro sanchez evropa

5 Komente

  1. H
    Hari

    Po sancesit bravo I qofte!ai eshte lider per SE mbari!I vetmi qe ju kundervu trampit dhe foli tamam fjale te mencura dhe serioze!gjithe lideret e tjere evropian kane ulur zverkun dhe Kane nderrua prapanicat ne dispozicion te trampit!trampi ka rrjedhur nga trute e kokes bashke me netaniahun dhe sic vete do perfshijne gjithe boten ne kete konflikt!

    1. H
      Hassan Selimi

      Europa me politikat e Tyre duhet Te shmangin linden e shteteve diktatoriale ne Europe e me there .USA sulmoi nje nga vender me diktatoriale Te botes qe ne protesten e protesters eve paqesore vrau 36 mije protesters duke vrate protesters dhe ne spital .BE dhe OK B duhet Te kene politics shtypese per keto vende dhe jo inkirajuese. Diktaturat me Te egra ne bote Kane Linder nga partite e majta ,dhe Sanchez vepron si majtist qe eshte . Sanchez ka miq dhe perkrah diktatoret e rink Te Ballkanit si Vucic e Rama qe nuk paramount BE ne se u Kroger Te brain sore nga diktaturat e instaluar ne vender e Tyre .

      1. B
        Bashkim Laci

        Rreziku iranian nuk ka asnji ngjashmëri me Irakun! Kjo dallon nga qellimet, rrezikun për rajonin dhe më gjërë! Në pikpamje globale prodhimi i armës bërthamore nga nji rregjim që haptas ka kërcënuar Izraelin dhe Amerikën me zhdukje është frikë për miliona e miliona njerëz, pasiguri, dhe angazhime e shpenzime pa fund për luftë! Irani me sponsorizimin e 3 grupimeve te shpallura terroriste Hamasi, Hesbollah, Huthi ka krijuar tension ushtarake dhe shpesh pasiguri e frikë në rajon për shumë kohë! Goditja e vendeve të gjirit veçanërisht Arabinë Saudite tregon për politikën ekspansioniste ndaj tyre! Mosdënimi dhe mungesa e kontributit për mbështetjen Usa Israel është veçim nga lufta kundër terrorizmit shtetit islamik si rrezik potent për rajonin, europën, Naton! Turp për frikamanët europianë katershes Mbreteri e Bashkuar, Gjermani, France,Itali!

        1. I
          Izrasionist Nazisti

          IZRAEL-SHKATERRIMTARI I RRUZULLIT TOKESOR. Historia po i afrohet pikes 0,per shkak te shtetit TERRORIST I Z R A E L.

          1. M
            Miri

            JA FUT KOT BASHKIM DJALLI O JE NUL O E KE NGA HALLI

            Lini një Përgjigje