Probabiliteti që Porto Romano të konkurojë Portin e Pireut pas 10 vjetësh është pothuaj zero. Por pas 100 vjetësh gjasat i ka jo të vogla. Dhe kur ndërtohen porte të rinj, mendohet për 100 vjet, e jo vetëm për 10 vjet…
Porto Romano si alternativë ndaj portit aktual të Durrësit
Porti aktual i Durrësit është i mjaftueshëm për situatën aktuale, plotëson nevojat e importeve portuale të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por ama nuk ka perspektivë thellimi dhe zgjerimi për 100 vitet e ardhshme. Bregu ranor i Gjirit të Durrësit nuk lejon thellim domethënës të portit, ndërsa zgjerimi i tij do të sillte një shkatërrim të perspektivës urbanistike-turistike-arkeologjike të gjithë zonës pranë detit. Përvoja shekullore e porteve mesdhetare na tregon se portet e vjetra janë kthyer në porte jahtesh, ndërsa portet moderne tregëtare (që sot kërkojnë thellësi dhe gjerësi) janë ndërtuar diku më tutje.
Me fillimin e ndërtimit të Korridorit 8, lind vetiu nevoja e ndërtimit të një porti të madh tregëtar pranë Durrësit. Dhe Porto Romano është një kandidat perfekt, në 100 vjetët e ardhshme mund të thellohet dhe zgjerohet me faza, deri sa të arrijë Portin e Pireut.
Porto Romano si konkurent afatgjatë i Portit të Pireut
Porti i Pireut është porti më i madh në Greqi dhe një ndër më të mëdhatë në Europë. Kompania që administron aktualisht këtë port zotërohet 74% nga kompania shtetërore kineze COSCO (e cila synoi të merrte kontrollin e porteve kyçe të Kanalit të Panamasë, por u zmbraps nga ndërhyrja e fuqishme e Administratës Trump).
Në Portin e Pireut, COSCO sjell shumicën dërrmuese të kontejnerëve aziatikë të destinuar për Ballkanin dhe Europën Qendrore. Dhe përmes Korridorit 10, kontejnerët transportohen me tren dhe kamionë në linjën Pire-Shkup-Beograd- Budapapest- Bratislavë-Vjenë-Pragë-Krakov, e përtej.
Me ndërtimin e Korridorit 8 dhe të Porto Romanos (mundësisht edhe të Triportit të Vlorës), dhe me arritjen e kapacitetit të tyre maksimal pas 100 vjetësh, kostoja e mbërritjes së mallrave deri në Shkup përgjysmohet, krahasuar me koston e transportit Pire-Shkup. Dhe kështu ne mund të konkurojmë Pireun për transportin e mallrave aziatike drejt Beogradit, Budapapestit, Bratislavës, Vjenës, Pragës, Krakovit, e përtej…
Je në kontraditë me veten, por nejse, se "leksioni" e përmba. "Porti aktual i Durrësit është i mjaftushëm për situatën aktuale plotëson nevojat e importeve portuale të Shqipërisë dhe Kosovës". Dhe vazhdon: "Porto Romano është një kandidat perfekt, në 100 vjetët e ardhshme , mund të thellohet dhe të zgjerohet me faza,deri sa të arrijë Portin e Pireut". Po pse Porti i Durrësit i jepet Alabarit pa konkurim? Kur Ai i plotësoka nevojat, pse Porti i ri i Porto Romano duhet të ndërtohet me faza?Qartazi, je një shërbyes i Kryeministrit dhe interesave Greke dhe Kineze në dëm të interesave Kombëtare Shqiptare dhe partneritetit të Kombit Shqiptar me partnerët gjeostrategjik. Po të isha Prokuror do të hapja hetim kryesisht bazuar mbi këtë deklarim. Ku punon Ti , nga kush paguesh, çfarë pasurish posedon ti dhe rrethi jot shoqëror dhe familjar, përfshi edhe Kryeministrin, të cilit Ti i bën fresk , por jo me mallin tënd.