
Nis seanca në Gjykatën e Durrësit për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, shefes së financës Valbona Doni dhe arkëtares Paola Dana, të arrestuara tre ditë më parë në kuadër të hetimeve për abuzim me fondet e institucionit.
Sipas Prokurorisë, tre zyrtaret dyshohen se gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026 kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, të cilat ishin planifikuar të arkëtoheshin për degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët.
Arrestimi i tyre u bë pas një denoncimi, ndërsa ndaj tyre është regjistruar procedim penal për veprat "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim.
Elisabeta Mataj ishte shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës pak ditë para arrestimit.
Seanca për masën e sigurisë po zhvillohet në Gjykatën e Durrësit. Prokuror i çështjes është Gazmend Frëngu, ndërsa gjyqtar Xhevdet Lika.
Lini një Përgjigje