Si nuk e pyetët për Frida Krifcën, që ka vjedhur mbi 100 milionë euro të BE-së të ardhura për bujqësinë, dhe a ka përfituar ndonjë i afërm i Klod Brahos nga fondet e AZHBR-së për ullishte në Berat apo jo?
U “habita” shumë nga pyetjet e disa deputeteve që “gozhduan” Klod Brahon e SPAK-ut sot në Komisionin Xhafa.
E pyetën për Belindën.
E pyetën për Arubën.
E pyetën edhe për Arushën, më duket, por si nuk e pyeti kush pse SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes së Myzyrit të Prokurimeve Publike?
Pse SPAK kërkoi pushimin e çështjes për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka?
Pse SPAK kërkoi pushimin e çështjes për anëtarin e KLP-së, Olger Eminaj dhe dënoi Safet Gjicin apo Shukriun?
Pse SPAK nuk ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që liroi nga burgu dy ish-administratorët e Bankers-it, që u kanë vjedhur shqiptarëve 15 miliardë euro prej 21 vitesh pa paguar kokërr leku tatim fitimi, dhe pse SPAK nuk ka nisur hetim për të gjithë ish-ministrat e Financave, drejtorët e Tatimeve dhe Doganave, si edhe ish-deputetët që kanë marrë 13.6 milionë euro si zyra avokatie që kanë “këshilluar” Bankers-in se si të fshehë paratë e të bëjë evazion fiskal?
Si nuk e pyetët Klodin për anijet e Bangladeshit që u kanë vjedhur shqiptarëve 120 milionë euro pa u ndezur kurrë?
Si nuk e pyetët për Frida Krifcën, që ka vjedhur mbi 100 milionë euro të BE-së të ardhura për bujqësinë, dhe a ka përfituar ndonjë i afërm i Klod Brahos nga fondet e AZHBR-së për ullishte në Berat apo jo?
Si nuk e pyetët për Anila Denajn, që i ka “falur” Bankers-it gjobën 120 milionë euro, kur nuk ka të drejtë të shqyrtojë asnjë ankesë për gjobë?
Si nuk e pyetët Klodin për Klod Allajbeun, që ka marrë 130 milionë euro për dializën dhe tallet me hallexhinjtë, për Jani Karathanasin që ka marrë 120 milionë euro për laboratorët dhe të gjithë shqiptarët i bëjnë analizat te privati?
Si nuk e pyetët për tenderët që Evis Sala e Shëndetësisë ia jep të gjitha Klod Allajbeufendiut me çmim në kokë?
Si nuk e pyetët pse nuk ka asnjë hetim të zyrtarëve të lartë nga data 16 dhjetor 2025, kur Klodi u zgjodh në krye të SPAK-ut me votën e Zeqirit, që i ka marrë djalin në BKH, dhe të Beqirit të KLP-së, Olger Eminaj?
Si nuk e pyeti askush për gjyqet si Gërdeci, që zvarriten prej 5-6 vitesh me mirëkuptim, ndërsa për Lefter Kokën, Vangjush Dakon, Ilir Metën e Erion Veliajn gjyqet bëhen me “breshëri” çdo javë?
Por ajo që më habiti më shumë në fakt nuk ishte heshtja e deputetëve, por reagimi i gazetarit Çim Peka.
I nderuar Çim,
Çfarë ka ndodhur, mor mik, se u habita shumë që i thua Klod Brahos “prezervativ i Ramës”?
Ishalla nuk e lexon Doktori postimin tënd, Çim, se mos mërzitet, ngaqë kur e pyetën gazetarët një ditë pasi Klodi u zgjodh drejtues i SPAK-ut, Berisha tha që është zgjedhur me 7 vota sipas Kushtetutës, sikur ishte Dan Everts-i i OSBE-së në vitin 1997.
Po Berisha a e di që Klod Braho është “prezervativ i Ramës”, Çim?
Apo në atë kohë iu duk mirë të gjithëve dhe sot, pas 7 muajsh, është “thartuar” miqësia?
“Prezervativ i Ramës” gati është i gjithë SPAK-u, o Çim Peka, por Klodi është “vartës” i Ervin Demos, se për pazarin e zgjedhjes së Klodit shef SPAK-u ka dalë Hysen Buzali (Çeku), deputeti më i votuar në listën e hapur të qarkut Berat, o Çim.
Se Çeku është kushëri i parë i Klodit, o Çim Peka, dhe bashkë me 2-3 biznesmenë nga Berati kanë disa prona në Himarë, Çim, aty ku u “dogjën” para dy ditësh disa hektarë ullishte, se do të ndërtohen 80-90 vila.
Se Kontrolli i Lartë i Shtetit, mor Çim, e ka denoncuar Ervin Demon në SPAK qysh në korrik 2024 dhe Klod Braho e mban dosjen në kasafortë, mor Çim, e nuk bën asnjë veprim, dhe Ben Shehu i KLSH-së nuk belbëzon asnjë fjalë pas zgjedhjes së Klodit shef SPAKU, mor Çim.
Se me ndërhyrjen e Ervin Demos, mor Çim, vetëm fshati i Klod Brahos, Potomi, ka fituar i pari Paketën e Maleve në të gjithë Shqipërinë, o Çim Peka.
Se nga ndërhyrja e Ervin Demos SPAK-u hesht që Celibashi i KQZ-së nuk shkarkon Hajdarin e Bashkisë Kuçovë, mor Çim, edhe pse pas 2 vitesh “hetim” SPAK-u mezi e gjeti që Hajdari ishte i dënuar.
Ehhh, mor Çim Peka...
Palë po të pyesësh apo të shohësh dosjen se si e kanë kaluar vetingun e leshit Klodi dhe të tjerë në SPAK e Prokurorinë e Tiranës, që janë si vëllezër me Klodin, mor Çim, do habitesh.
Por duhet reaguar në kohë, Çim, dhe parimisht, jo kur këta shejtanër e “dredhin”, se këta ia dredhin njëri-tjetrit për karrierë e për pushtet, jo atyre që mendojnë se kanë nën hyqym.
Këta nuk i japin dorën në darka e dreka as Dumanit, mor Çim, pasi “ra” nga fiku.
Se për Aurelin e Vlorës nuk po flas, se ai e “hëngri” nga ata “dreqër” belgë që iu qepën Toyota Yaris-it, se për SPAK-un do të ishte drejtues në Vlorë e ndoshta kryetar KLP ose kandidat për Prokuror të Përgjithshëm pas Ols Çelës.
Megjithatë, mos u nxeh shumë, Çim, e mos i thuaj më ushtar i Ervin Demos apo “prezervativ i Ramës”, se ndoshta i vlen ky postim i yti i sotëm dhe zbret me këmbë në tokë Klodi dhe nuk “neglizhon” më asnjë porosi të atyre që e zgjodhën dhe të atyre që e “duartrokitën” si “tifoz”.
Lini një Përgjigje