
Ai erdhi, por me ‘mushkonja’ nën lëkurë. Këtë argument ka, paçka se sulet: ‘vdekje tradhtarëve, vdekje Edi Ramës’.
Mu bë sikur vërtet po kruhej me një bezdi të brendshme kur u përhap dje një video e regjistruar para ish KQ mes njërit ’nga diaspora’ dhe deputetit Erion Braçe. Si një gjë nën lëkurë apo si një e ngrënë mushkonje dukej.
Nuk iu duk fytyra, por vetëm nxori me zë pasaportën ‘diasporë’. Sa shumë delenxhinj po thonë se ‘jemi nga diaspora’, aq sa kurrë nuk e kanë pranuar.
Kaq shumë ishte bezdisur prej kësaj ‘epidemie’ Ilir V., mik i hershëm, piktor dhe gazetar.
-Lëre mos më pyet!, shpërtheu Iliri. “E kam këtu afër njërin nga këta!’.
“Njëri nga këta’, nënkuptonte ‘njëri nga këta që shtiren si ‘diasporë në protestë’.
Disa prej tyre edhe kanë mbërritur në protestën e ‘flamingove’ në Tiranë. Por shumica e tyre nuk janë nga diaspora, janë në zonat ku banojnë shqiptarë rreth kufijve të shtetit tonë. Edhe ata që janë ‘të diasporës’, janë njerëz që atje në botë nuk punojnë ose janë problematikë edhe për ligjet e shtetit ku janë. Njëra nga ‘diaspora, i kishte ikur dënimit me burg në Londër, ishte kapur në keqtrajtim të fëmijëve. Erdhi në bulevard dhe u ‘kujdes’ për fëmijët e disa prindërve idiotë që i besuan fëmijën asaj.
Por kështu është në përgjithësi.
Subjekt për një komedi është rasti i ndodhisë së Ilirit:
Përballë tij ku ky ka një biznes të vogël, është ngritur një vilë. Vetëm oborri i saj është mbi njëqind metra katrorë. Në mes të Tiranës. Aty ku dikur kishte ‘shtëpinë Gramoz Pashko”, thotë Iliri. Sepse ky i mat hapësirat me personazhet e ‘revolucionit’ të vitit 1990; vetë ka qenë student i Dhjetorit. Edhe në protestë mori pjesë dy ditët e para.
-E pashë që kishte ardhur nga jashtë ky përballë. Madje me erdhi nja dy herë. Pasdite shkonte në protestë. Me sa duket pa që numri i shokëve të tij në bulevard po matej me gishtat e dorës. Atëherë u bë nervoz, si të kishte diçka nën lëkurë. Më erdhi këtu dhe më thotë:
“Këtu në Shqipëri më hanë mushkonjat. Kam shumë mushkonja në vilë”.
-Mirë, mirë!- i them.- Por ik nga këtu. Të hanë mushkonjat në vilën tënde dhe vjen e kruhesh këtu te unë!. Ik!’.
Në fakt, thelbi i gjithë kësaj që po ndodh, ky është. Të gjithë këta po ‘kruhen’ në bulevardin e madh të Tiranës. Kruajnë të qena e të pa qena. Qytetaria e Tiranës është e bezdisur, e trishtuar nga fjalët pis që nxjerrin nga goja, nga sjellja rrugaçërie që manifestojnë, dhe nga ligësitë që po i shkaktojnë vendit, ekonomisë, imazhit, turizmit.
Tjetër gjë është jeta e qytetit, tjetër sajojnë këta.
Por këta që tanimë kanë mbetur në ‘protestë’ bëjnë luftën e tjetrit dhe thjeshtë vetëm kruhen me paqen dhe prosperitetin e vendit.
Praktikisht ky ‘i vilës’ ka ardhur nga Amerika sepse e ka thërritur i biri që banon në vilë. Ky i tha ‘Ba, eja protesto, sepse ti nuk ke angazhime!’.
Ai erdhi, por me ‘mushkonja’ nën lëkurë. Këtë argument ka, paçka se sulet: ‘vdekje tradhtarëve, vdekje Edi Ramës’.
‘Ky i diasporës’ që u shfaq para selisë së Kuvendit, ku ka qenë selia e KQ, thërriti se ‘jam i diasporës’; por fytyrën nuk e tregoi.
E besoj se ishte ‘i diasporës’, nga ata që në Tiranë njohin vetëm monumentin e Skënderbeut dhe selinë e KQ. Ky donte t’i shkarkonte ‘mushkonjat’ në fytyrë të një deputeti, dhe gjeti zotin Braçe. Kishte huajtur edhe një gazetar të Fanes. Shante me sa i kishte mbetur në mendje: ‘Plehër, plehër!..., të erdhi fundi”. Mirëpo gazetari dhe media e Fanes përsëriten se ‘deputeti është agresiv’, jo agresivi real.
Këta që hahen me vete dhe nuk bëjnë punë tjetër, kanë marrë me dhunë të drejtën që të sulmojnë cilindo, të shajnë, të linçojnë, të tregojnë litarin dhe plumbin mes bulevardit... Por tjetri nuk ka asnjë të drejtë.
Kur nuk kanë çfarë bëjnë, gjejnë alibinë se në oborr i ka ngrënë mushkonja.
Përgjegjës jemi ne të gjithë qytetarët e vendit.
Në gjithë arkitekturën e kësaj ngjarjeje, pikërisht kjo është si kulm: Vijnë për t’u kruajtur në Tiranë. Kanë mijëra ‘insekte’ të mbartura në jetën e tyre.
Ja edhe simptomat:
Në mes të turmës u kapën mijëra doza droge që lëvizte dorë më dorë. U kapën misionarë të terrorizmit islamik dhe u përzunë. Janë vënë në shënjestër misionarë të Republikës Islamike të Iranit që po kërcënojnë paqen tonë dhe të Perëndimit. Një nga krerët e protestës dhe kandidat për kryeministër, u kap në pastrim kriminal të parave; një vilë 125 metra katrorë e ka ‘shitur’15 milionë euro. Trafikantë të tjerë kanë ardhur nga anë e anës për t’u fshehur nga ligji këtu në ‘garumbull’- si thonë tironcit. Lideri më me qeleshe deklaroi se në turmë ka influenca të vendeve të huaja.
Çdo lloj insekti dhe infeksioni po kultivohet në atë turmë. Ai i diasporës që e ndiente në lëkurë, thoshte se ‘e hanë mushkonjat’. Thjesht kruhen këtu. Por në fakt e ka me veten.
Lini një Përgjigje