TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 16:36

Aksident në Ishull Shëngjin, automjeti përplas motorin; 2 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Ishull Shëngjin, automjeti përplas motorin; 2 persona
Aksident

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në zonën e Ishull Shëngjinit, në Lezhë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, në të cilin udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në ngjarje.

aksident lezhe 2 te plagosur

Lini një Përgjigje