TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 15:37

Çmimet e finales së Botërorit kapin shifra marramendëse, 2 milionë dollarë për një biletë

Shkruar nga Pamfleti
Çmimet e finales së Botërorit kapin shifra marramendëse, 2
Biletat e finales së Botërorit

Numërimi mbrapsht për finalen e madhe të Botërorit ka nisur. Më 19 korrik, në stadiumin "MetLife" të Nju Jorkut do të kurorëzohet kampionia e re e botës, skuadra që do të mbajë titullin e "mbretëreshës" së futbollit për katër vitet e ardhshme.

Megjithatë, përveç pritshmërisë së madhe për sfidën finale, në qendër të vëmendjes kanë përfunduar edhe çmimet marramendëse të biletave. Kërkesa e jashtëzakonshme ka bërë që në tregun e rishitjes vlerat të shpërthejnë, me disa bileta që shiten për mbi 32 mijë dollarë, ndërsa ofertat më ekstreme kanë prekur shifrën e pabesueshme prej 2 milionë dollarësh.

FIFA nuk ka bërë ende publike çmimet përfundimtare, por presidenti Xhani Infantino e ka lidhur këtë fenomen me fuqinë e tregut amerikan të argëtimit. Madje, ai iu përgjigj me humor kritikave, duke thënë se ata që do të paguajnë këto shuma do të kenë të përfshirë edhe një hot dog dhe një pije.

Sipas të dhënave të publikuara nga platforma “SeatPick”, aktualisht bileta më e lirë për finalen kushton rreth 4 451 euro, ndërsa vendet VIP arrijnë deri në 190 mijë euro. Shifra që e rendisin finalen e Botërorit  mes eventeve sportive me biletat më të shtrenjta të regjistruara ndonjëherë.

biletat e botërorit finalja e kupës së botës

Lini një Përgjigje