TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2026, 16:42

Kristiano Ronaldo synon edhe Botërorin 2030? Sulmuesi portugez po mendon planin e “çmendur”

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo synon edhe Botërorin 2030? Sulmuesi portugez po mendon
Kristiano Ronaldo

Edhe pse më herët ishte shprehur publikisht se Kupa e Botës e ardhshme do të ishte e fundit në karrierën e tij me kombëtaren, Kristiano Ronaldo duket se ka rishikuar planet.

Sipas raportimeve, emërimi i Zhorge Zhesus në krye të stolit të Portugalisë i ka dhënë më shumë besim sulmuesit portugez, i cili tashmë po mendon seriozisht mundësinë për të qenë pjesë edhe e Botërorit 2030.

Ky skenar do të ishte i jashtëzakonshëm, pasi turneu i vitit 2030 do të zhvillohet në Portugali, Spanjë dhe Marok, duke i dhënë Ronaldos një motivim shtesë për të vazhduar karrierën në nivelin më të lartë.

Megjithatë, sfida mbetet e madhe. Në vitin 2030, Kristiano Ronaldo do të jetë 45 vjeç dhe mbetet për t'u parë nëse do të arrijë të ruajë formën fizike dhe nivelin e nevojshëm për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për kombëtaren portugeze.

Pavarësisht moshës, Ronaldo ka dëshmuar ndër vite se është një sportist i jashtëzakonshëm, ndaj nuk përjashtohet mundësia që ai të synojë një tjetër rekord në karrierën e tij të pasur.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje