Një efektiv i Policisë Rrugore është dhunuar mbrëmjen e së martës në lagjen Xhabije të Shkodrës, pas një konflikti me dy persona.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për punonjësin e policisë Nikolin Përndoj, i cili në momentin e ngjarjes nuk ishte në shërbim. Ai dyshohet se është goditur me grushte, ndërsa rrethanat që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet e para procedurale dhe nisën hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe për identifikimin e autorëve të dyshuar.
Për motivet e konfliktit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vijojnë hetimet, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.
Lini një Përgjigje