TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 10:30

E rëndë në Gjirokastër! Një 15-vjeçar mbytet në pishinë

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Gjirokastër! Një 15-vjeçar mbytet
Pishina 'Glow'

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër ku një i mitur është mbytur në një pishinë.

Sipas informacioneve pishina private 'Glow', ku ndodhi ngjarja e rëndë është në pronësi të Ermal Kokos, burri i nënkryetares së bashkisë. 

15-vjeçari është identifikuar si Arbër Peçi. Sipas policisë, i mituri ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

"Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.", njofton policia.

e rëndë në gjirokastër! një 15-vjeçar mbytet në pishinë

Lini një Përgjigje