Ylber Ramadani është shumë pranë largimit nga Leçe, duke i dhënë fund aventurës së tij në futbollin italian. Sipas raportimit të Sky Sport, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vijojë karrierën te Çorum FK, klub që do të garojë në Superligën turke.
Pas tre sezonesh në Serie A me skuadrën e Leçes, 29-vjeçari duket i vendosur të nisë një sfidë të re në karrierë. Largimi i tij do të përbëjë një humbje të rëndësishme për ekipin nga Salento, i cili pritet të kërkojë një zëvendësues në repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës.
Ramadani ishte një nga lojtarët më të besueshëm të Leçes, duke u dalluar për angazhimin, disiplinën taktike dhe kontributin në objektivin e mbijetesës në elitën e futbollit italian. Megjithatë, dëshira për të provuar një kampionat të ri dhe për të marrë më shumë përgjegjësi në fushë duket se ka ndikuar në vendimin e tij për t'u larguar.
Nëse transferimi zyrtarizohet, Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Turqi me synimin për të arritur objektiva më ambicioze, pas tri sezoneve të vështira në Serie A, ku Leçe luftoi vazhdimisht për mbijetesë.
Lini një Përgjigje