TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2026, 20:21

"Kanë tentuar të na intimidojnë", diaspora sfidon Ramën: Atdhedashuria është më e fortë se frika

Shkruar nga Pamfleti

"Kanë tentuar të na intimidojnë", diaspora sfidon

Protesta e 35-të mbarëkombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës u shoqërua edhe me fjalime të përfaqësuesve të diasporës. Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protestat, pavarësisht, sipas tyre, përpjekjeve për t'i frikësuar dhe intimiduar.

Një prej tyre u shpreh se asnjë presion nuk do t'i pengojë shqiptarët e diasporës të mbështesin protestën.

"Me infiltrimet që kanë bërë këto ditë për të na intimiduar që të mos jemi këtu, i them se atdhedashuria është më e madhe se frika. Asnjë përpjekje nuk do të na ndalë", tha emigranti.

Protestuesi përmendi edhe Arbër Lleshin, i cili ndodhet në burg pas protestave të mëparshme, duke theksuar se arrestimet nuk do të ndikojnë në vijimin e protestës.

"Arbër Lleshi është sot në burg. Asnjë arrestim nuk na përçan. Ne do të jemi të bashkuar dhe nuk do të dorëzohemi deri në largimin tënd. Sot kryefjala është: 'Lironi çunat!'", u shpreh ai.

1 Komente

  1. P
    Png

    Lta të diasporës atdhedashuri të madhe prandaj kanë braktisur të paret atdheun për intresat e veta

    Lini një Përgjigje