TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 13:47

Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, arrestohen 15 persona; sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë zjarri 

Shkruar nga Pamfleti

Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë,

Një grup i strukturuar kriminal, që dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike zona të ndryshme të Tiranës, është goditur nga Policia e Tiranës pas një hetimi disa mujor.

Operacioni i koduar "Segmenti" çoi në ekzekutimin e 15 masave të sigurisë, shpalljen në kërkim të pesë personave dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës, parave dhe një arme zjarri.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit u ekzekutuan 14 masa sigurie "Arrest në burg" për shtetasit G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç dhe G. M., 28 vjeç.

Po ashtu, masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" u ekzekutua ndaj shtetases F. Gj., 38 vjeçe.

Në kërkim janë shpallur M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç dhe K. S., 41 vjeç. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan 220 gramë kokainë, pjesërisht e ndarë në doza për shitje, qindra doza kanabisi të gatshme për tregtim, 2.3 milionë lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe dy tavolina pokeri, fisha dhe çipsa që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të palejuara të fatit.

Operacioni çoi edhe në arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 22 vjeç, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se anëtarët e grupit kriminal bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke përqendruar aktivitetin e tyre kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.Gjatë fazave të mëparshme të këtij hetimi janë finalizuar edhe disa operacione të tjera, ku u arrestuan shtatë persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe u sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

"Goditet një grup i strukturuar kriminal që shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 14 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetase, pjesëtarë të këtij grupi. Shpallen në kërkim 5 shtetas, të dyshuar si pjesëtarë të grupit.

Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetas që u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, si dhe u zbuluan ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit.

Sekuestrohen 220 gramë Kokainë, qindra doza Cannabis Sativa të gatshme për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 2 tavolina pokeri, fisha, çipsa për lojëra fati dhe 2 300 000 lekë të rinj.

Në vijim të hetimeve të kryera me metoda speciale, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni  i koduar “Segmenti”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata, për shtetasit G. Gj., 41 vjeç; A. H., 39 vjeç; K. M., 25 vjeç; K. K., 22 vjeç; P. K., 35 vjeç; A. M., 51 vjeç; A. C., 33 vjeç; R. Q., 31 vjeç; R. M., 32 vjeç; E. Sh., 43 vjeç; S. Z., 32 vjeç; A. H., 27 vjeç; A. C., 22 vjeç dhe G. M., 28 vjeç, si dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen F. Gj., 38 vjeçe.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: M. Gj., 34 vjeç; O. N., 30 vjeç; E. A., 24 vjeç; E. S., 19 vjeç dhe K. S., 41 vjeç. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit u sekuestruan 220 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, pjesërisht e ndarë në doza, qindra doza të dyshuara Cannabis Sativa, gati për shitje, 2 tavolina pokeri, fisha dhe çipsa që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të palejuara, dhe 2 300 000 lekë të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 22 vjeç, të cilit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion.

Nga hetimet e deritanishme është dokumentuar me prova ligjore se pjesëtarët e këtij grupi kriminal, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Ky operacion është rezultat i një hetimi të gjatë, në kuadër të të cilit, në periudha të mëparshme, janë finalizuar edhe disa operacione të tjera policore, me rezultat arrestimin e 7 shtetasve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike", njofton policia.

goditet grupi krimanal qe shiste droge ne tirane

Lini një Përgjigje