TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 15:16

"Nuk tërhiqemi, edhe jetën e jap!", protestuesi në lot para Drejtorisë së Policisë

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk tërhiqemi, edhe jetën e jap!", protestuesi në lot

Vijon revolta para Drejtorisë së Policisë, ndërsa protestuesit kërkojnë lirimin e qytetarëve të shoqëruar.

Mes lotësh, një prej protestuesve ka bërë thirrje për lirimin e gjashtë qytetarëve të shoqëruar nga autoritetet.

I ulur këmbëkryq në shenjë proteste, ai deklaroi se nuk do të largohet nga vendi deri në fund, duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij për kauzën që përfaqëson.

"Nuk do të largohem prej këtu derisa të lirohen. Edhe jetën time e jap për ta", tha protestuesi.

Ndërkohë, protesta po vijon me tensione, ndërsa protestuesit kundërshtojnë veprimet e policisë dhe kërkojnë lirimin e personave të ndaluar. Ata thanë se protesta para Drejtorisë së Policisë do të vijojë deri në orën 19:00 dhe më pas do të shihen skenarët.

Sipas organizatorëve të protestës, mes të arrestuarve janë edhe aktivistët Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi.

Gjithashtu, gjatë protestës eksperti i IT-së është goditur me grusht nga një oficer policie. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me këtë akt.

 

Lini një Përgjigje