TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 15:28

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, furgoni me pasagjerë përfundon në kanal; 2 të vdekur dhe 15 të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës,

Furgoni i linjës së Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, për pasojë 15 persona janë plagosur ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të vdekur...

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Furgoni i linjës së Beratit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, për pasojë 15 persona janë plagosur ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të vdekur.

Për shkak se furgoni ka përfunduar i përmbysur në kanal disa prej pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit pas aksidentit. Për këtë arsye është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tyre nga furgoni.

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës,

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca, të cilat kanë transportuar në spital disa prej të plagosurve për të marrë ndihmën mjekësore. Në furgon bëhet me dije se ka pasur edhe fëmijë.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në daljen e furgonit nga rruga. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident tiranë-durrës

Lini një Përgjigje