Një grabitje me kërcënim është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, ku një person ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e një taksie dhe i ka marrë një shumë parash si dhe një varëse.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. I dyshuari, i cili po udhëtonte si pasagjer në taksi.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë, ai është lokalizuar dhe neutralizuar brenda një kohe të shkurtër, ndërsa më pas është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave. Po ashtu, pritet që në përfundim të veprimeve procedurale të jepet një informacion më i detajuar mbi identitetin e autorit të dyshuar dhe masat ligjore që do të merren ndaj tij.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e drejtuesve të mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rastit.
"Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse. Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë."-njofton policia.
Lini një Përgjigje