Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Kaninës, ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ku dy prej tyre, një furgon dhe një BMW, janë përfshirë nga flakët. Nga informacionet paraprake dyshohet se një person që ndodhej në mjetin tip BMW, është djegur.
Viktima dyshohet se është i moshës 40 vjeç dhe ka mbetur brenda automjetit, për shkak të deformimeve që ai ka pësuar.
Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit.
Lini një Përgjigje