TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2026, 21:52

Balla reagon për arkivolin në protestë: Është skenar i Berishës, e bëri edhe 28 vite më parë

Shkruar nga Pamfleti
Balla reagon për arkivolin në protestë: Është skenar i
Balla reagon për arkivolin në protestë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas shfaqjes së një arkivoli simbolik në protestën kombëtare të zhvilluar këtë të shtunë para Kryeministrisë.

Përmes një reagimi publik, Balla pretendon se personat që sollën arkivolin janë mbështetës të Partisë Demokratike të Durrësit dhe ia atribuon këtë akt ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Personat që sollën në protestë një arkivol qenkan mbështetës të Partisë Demokratike Durrës (edhe të një fraksioni brenda saj). Sali Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari", shprehet Balla.

Më tej, ai e cilëson përdorimin e arkivolit si një akt që bie ndesh me traditën shqiptare dhe normat fetare.

"Tallja me qefinin, në kuptimin e përqeshjes së një simboli të lidhur me vdekjen dhe varrimin, nuk përputhet me zakonet shqiptare, si dhe ato fetare qoftë islame, qoftë kristiane. Ty Sali do të ta jepja një përgjigje, por zakonet shqiptare dhe fetare nuk ma lejojnë", shkruan Balla.

Arkivoli u shfaq gjatë protestës së ditës së 35-të para Kryeministrisë, ku organizatorët e cilësuan atë si "arkivolin politik të Edi Ramës", në kuadër të simbolikave të përdorura gjatë tubimit.

 

arkivol balla proteste

Lini një Përgjigje