TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2026, 14:32

Nga vilat te kompanitë, çfarë iu sekuestrua grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës

Shkruar nga Pamfleti
Nga vilat te kompanitë, çfarë iu sekuestrua grupit të Eldi
Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro të lidhura me Eldi Dizdarin dhe Dritan Gjikën
Në listën e aseteve të bllokuara përfshihen kompani, hotele, komplekse turistike, projekte ndërtimi, vila dhe llogari bankare në disa zona të vendit.

SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të grupit të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës. Operacioni ka përfshirë kompani tregtare, prona të paluajtshme, projekte turistike, hotele dhe llogari bankare.

Kompanitë dhe pronat e sekuestruara:

Aliu Road House sh.p.k.

Green Invest sh.p.k.

Seaview Development sh.p.k.

A.R.H Security sh.p.k.

Altea Construction sh.p.k.

F&XH Invest sh.p.k.

Altea Invest sh.p.k.

S.T.N.P.M. (pjesa takuese e aksionerit Shpëtim Bibaj).

Një pjesë e kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial Lalzi Marina Seaside në Hamallaj, sipas marrëveshjes ndërmjet shoqërive Sviluppo Mare 1 dhe Aliu Road House.

Të gjitha të drejtat reale mbi pasuritë e paluajtshme që do të përfitohen nga Seaview Development dhe Aliu Road House në kuadër të projektit për ndërtimin e hotelit me 5 yje “Zig-Zag” në Jalë të Himarës, me mbi 200 dhoma. Në projekt është përfshirë edhe Narvalno Group, e cila ka marrë përsipër bashkëfinancimin me 40 për qind dhe sigurimin e lejes së ndërtimit.

Të drejtat pasurore mbi pasuritë e paluajtshme të përfituara nga Altea Construction në kuadër të projektit rezidencial “Astoria Residence” në zonën e Mjull Bathores, Tiranë.
Hoteli Elisa Tirana, Affiliated by Melia.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme që do të përfitohen nga Altea Invest në kuadër të projektit për ndërtimin e një strukture hoteliere në Dhërmi.

Vila, pasuri të tjera të paluajtshme dhe llogari bankare të identifikuara gjatë hetimit.

Sipas SPAK-ut, sekuestrimi është pjesë e hetimeve pasurore ndaj grupit kriminal dhe synon bllokimin e aseteve që dyshohet se janë krijuar ose financuar me të ardhura nga veprimtari kriminale. Hetimet vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera që mund të lidhen me të njëjtën skemë.

eldi dizdari operacioni i spak

Lini një Përgjigje