Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me një ndjekje të ndodhur mesditën e kësaj të hëne, ku një person i shpallur në kërkim nuk iu bind urdhrit të ndalimit, përplasi disa automjete të parkuara dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14 të Durrësit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që po lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen.
Policia bën me dije se gjatë tentativës për t'u larguar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Regi Xhanari, 31 vjeç, ka përplasur pesë automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas incidentit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe po ushtrojnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprën penale të mashtrimit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit
Lini një Përgjigje