TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2026, 11:18

Vrasja e Denis Çumanit në Shijak për një vajzë, arrestohen dy kushërinjtë e dyshuar si autorë; emrat

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Denis Çumanit në Shijak për një vajzë,
Vrasja e Denis Çumanit në Shijak, kapen autorët

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy autorët e vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani në Shijak në janar të këtij viti. Për dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, 38 dhe 36-vjeç, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Dy kushërinjtë ishin shpallur në kërkim pasi më datë 27 janar janë konfliktuar me 45-vjeçarin dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ndërroi jetë pas disa ditësh në spital

Dy kushërinjtë i shkuan në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë drejt tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:  -I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.  

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital”, njofton policia.

vrasja e denis Çumanit arrestohen dy kushërinjtë

Lini një Përgjigje