TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 11:51

Sherri në kafazin e GJKKO, detajet pse u rrahën Bushgjokajt me Cakrin; Policia ndërhyn me urgjencë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në GJKKO, vëllezërit nga Tropoja gjakosin të bashkëpandehurin Petrit Çakraj.

Sherri në kafazin e GJKKO, detajet pse u rrahën Bushgjokajt me Cakrin;
Përplasja në GJKKO

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.

Sherri në kafazin e GJKKO, detajet pse u rrahën Bushgjokajt me Cakrin;
Renis Dobra

Mësohet se Kristi Bushgjokaj është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: “Me leje gjyqtar”

Menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrajt, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit e kanë sulmuar njëkohësisht derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e policisë së burgjeve.

Çakraj mësohet se gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, situatë që ka agravuar përplasjen.

Ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.

Sherri në kafazin e GJKKO, detajet pse u rrahën Bushgjokajt me Cakrin;

Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat dhe në mbështetje janë thirrur efektivë të Policisë së Shtetit.

Megjithatë, ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi situata është vënë nën kontroll brenda sallës së gjyqit.

Të pandehurit në procesin gjyqësor, konkretisht Fation Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha janë të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e rëndë kjo e cila ka kaluar për kompetencë në SPAK ku të pandehurit janë konfliktuar në kafaz.

Në procesin gjyqësor ishin të pranishëm gjyqtari i çështjes dhe prokurorja e SPAK.

 

sherri në kafazin e gjkko

Lini një Përgjigje