Pas dy ditësh kërkime intensive, është gjetur dhe nxjerrë nga Liqeni i Ulzës trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi, i cili humbi jetën më 15 qershor teksa po lundronte me një motor uji.
Sipas informacioneve, Zajsi, banues në Laç, u zhduk pasi mjeti lundrues me të cilin po lëvizte u përmbys në ujërat e liqenit. Që prej momentit të ngjarjes, autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkimi për gjetjen e tij.
Burime bëjnë me dije se trupi i 37-vjeçarit u lokalizua nga dronët e ujit në një thellësi prej rreth 37 metrash. Më pas, polumbarët e forcave speciale RENEA ndërhynë për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.
Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit mobilizoi një numër të madh strukturash shtetërore dhe lokale. Në aksion morën pjesë Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona dhe qytete të tjera.
Lini një Përgjigje