TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Maj 2026, 15:37

Nata e parë e 'Eurovision 2026': 10 shtete sigurojnë finalen mes garës së forte, kryeson Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Nata e parë e 'Eurovision 2026': 10 shtete sigurojnë finalen

Në edicionin e 70-të të Eurovision Song Contest 2026 është mbyllur gjysmëfinalja e parë, ku dhjetë shtete kanë siguruar kalimin në finalen e madhe të kompeticionit muzikor më të ndjekur në Europë.

Sipas renditjes së shpallur në fund të natës, e para që siguroi kualifikimin ishte Greqia, e ndjekur nga Finlanda dhe Belgjika. Në vendin e katërt u rendit Suedia, ndërsa listën e pesë të parëve e plotësoi Moldavia.

Mes shteteve që vazhdojnë garën në fazën finale janë gjithashtu Izraeli, Serbia dhe Kroacia, të cilat siguruan votat e publikut dhe jurive për të vijuar më tej në garë.

Dhjetëshen e kualifikuar e plotësojnë edhe Lituania dhe Polonia, duke mbyllur listën e parë të finalistëve të këtij edicioni.

Atmosfera në këtë edicion po mbetet festive dhe tejet konkurruese, me performanca të ndryshme që kanë ngjallur diskutime të shumta mes fansave. Ndërkohë, pritshmëritë për finalen po rriten, pasi disa nga këto shtete konsiderohen edhe mes pretendenteve për çmimin e madh.

Skenografia moderne, performancat e forta dhe vota e publikut pritet të jenë faktorët vendimtarë në garën për trofeun e Eurovision 2026.

Ndërsa Shqipëria pritet të performojë në gjysmëfinalen e dytë, që zhvillohet më 14 maj 2026 në Vjenë.

Sipas renditjes zyrtare të publikuar nga organizatorët, Shqipëria do të dalë në skenë e 13-ta në radhë me këngën “Nân” nga Alis Kallaçi

 

eurovision 2026 nata e pare

Lini një Përgjigje