Qytetarë dhe policë, me pajisje minimale, po gërmojnë me duar në lagjet e goditura nga tërmeti në Karakas, në përpjekje për të gjetur të mbijetuar, disa orë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën...
Qytetarë dhe efektivë të policisë, me pajisje minimale, po gërmojnë me duar në lagjet Los Palos Grandes dhe San Bernardino, ndërsa mijëra njerëz refuzojnë të kthehen në shtëpitë e tyre nga frika e pasgoditjeve.
Karakasi i ngjan një zone lufte. Gjatë natës njerëzit ndodheshin në rrugë, duke ecur me çanta, valixhe, qen, kafaze me zogj dhe mace, në kërkim të një vendi ku të kalonin natën. Tërmeti tronditi qytetin dhe frika për t'u kthyer në ndërtesat që kishin mbetur në këmbë i detyroi të largoheshin.
Dy tërmete, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë të shkallës Rihter, me vetëm 39 sekonda diferencë, goditën veriun e Venezuelës rreth orës 18:00 me orën lokale të së mërkurës (orët e para të së enjtes). Tërmeti preku veçanërisht kryeqytetin, Karakasin, por informacionet për ngjarjen mbetën të kufizuara dhe katër orë pas lëkundjeve kishte ende shumë pak të dhëna zyrtare.
Epiqendra u lokalizua në veriperëndim të komunës Montalban, në shtetin Carabobo, në një thellësi prej vetëm 13 kilometrash, çka e rriti intensitetin e lëkundjeve në sipërfaqe. Tërmeti u ndje nga Trujillo deri në La Guaira dhe arriti edhe në Karakas, rreth 300 kilometra larg. Ky konsiderohet të jetë tërmeti më i rëndë që ka goditur kryeqytetin që nga viti 1967, kur një tërmet me magnitudë 6,7 ballë la pas 236 të vdekur dhe rreth 2.000 të plagosur. Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Andres Escobar, një shofer taksie 60-vjeçar, sapo kishte lënë disa pasagjerë në një hotel në Karakas kur toka nisi të dridhej nën këmbët e tij. Makina e tij u shtyp në mes nga rrënojat.
"Gurët dhe copat e ndërtesës fluturonin kudo. Përplasja ishte e tmerrshme", rrëfen ai, me duart e mavijosura.
Pak metra më tej, në Rrugën e Parë të lagjes Los Palos Grandes në Karakas, njëra nga kullat e kompleksit të banimit Petunia u shemb plotësisht. Shembja ndodhi pothuajse në të njëjtin vend ku, gati 60 vjet më parë, u rrëzuan ndërtesa të tjera gjatë tërmetit të vitit 1967. Në të gjithë zonën, shtëpitë u rrafshuan, ndërsa muret e rrëzuara lanë të ekspozuara dhomat e banimit.

Pranë rrënojave të ndërtesës Petunia, fqinjët dhe ekipet e shpëtimit, kryesisht policë pa pajisje të posaçme, përpiqen të nxjerrin personat e bllokuar. Ata kërkojnë litarë, elektrikë dore dhe ujë. Në vendngjarje nuk ka as edhe një shkallë. Në ndërtesat fqinje janë urdhëruar evakuime nga frika e shembjeve të tjera, ndërsa tubacionet e ujit, të dëmtuara nga tërmeti, e vështirësojnë largimin e banorëve.
Michael Alicastro, i cili banon në një nga këto ndërtesa, tashmë e çarë nga tërmeti, ndihmoi në nxjerrjen e pesë personave dhe një kafshe shtëpiake nga ndërtesa 14-katëshe që u shemb. "Ishim në rrugë dhe na u desh të mbaheshim pas makinave", përshkruan ai.
Familjarët e banorëve thërrasin emrat e të afërmve nga buzët e rrënojave. "Antonio është gjallë!", arrin të bërtasë një grua pasi komunikoi me një person të bllokuar nën rrënoja.
Disa fqinjë janë futur vetë mes rrënojave për të kërkuar njerëz të tjerë. Të paktën 20 pasgoditje janë ndjerë pas tërmetit kryesor. Qytetarët janë mobilizuar për të ndihmuar zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Në San Bernardino, një tjetër lagje e Karakasit, një zinxhir njerëzor kalon kova me mbeturina ndërtimore në përpjekje për të larguar masën e betonit nën të cilën ndodhen të bllokuar banorët e ndërtesës Juvenal, një godinë gjashtëkatëshe në veri të Karakasit, e cila, ashtu si Los Palos Grandes, ndodhet në një nga zonat sizmike të kryeqytetit.
Tre orë pas tërmetit, në vendngjarje mbërriti një vinç për të zhvendosur pllakat më të rënda të një ndërtese të ndërtuar më shumë se 60 vjet më parë, në mënyrë që të niste operacioni për nxjerrjen e viktimave dhe të mbijetuarve.
Banorët ndriçonin malin e rrënojave me elektrikë dore, duke kërkuar njerëzit e tyre të dashur. Përreth tyre, familjarët prisnin dhe qanin. Një grua nuk arriti as të mbërrinte në shtëpinë e vajzës së saj; ajo u rrëzua në tokë pasi pësoi një krizë nervore kur mësoi se vajza kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja.
"Stetoskop!", dëgjohen të bërtasin ekipet e shpëtimit.
"Qetësi!", vijnë thirrjet nga mes grumbujve të betonit që dikur formonin ndërtesën Juvenal.
Ekipet e shpëtimit janë vendosur në terren me barela. Deri në atë moment nuk kishin nxjerrë asnjë trup, por ka ende shenja jete.
Dy tërmete të fuqishme goditën njëri pas tjetrit Venezuelën, duke shkaktuar të paktën 32 viktima dhe 700 të plagosur, tha presidentja në detyrë Delcy Rodríguez. Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën një zonë në perëndim të kryeqytetit dhe u ndjenë deri në Bogota të Kolumbisë.
Më herët, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerësoi se ekziston një probabilitet prej 44% që numri i viktimave të kalojë 10 mijë persona dhe një probabilitet prej 30% që ai të tejkalojë 100 mijë.
Ekipet e shpëtimit në kryeqytet po kërkojnë mes rrënojave për të mbijetuar, ndërsa janë dëgjuar njerëz që thërrasin për ndihmë.
Shumë ndërtesa kanë mbetur pa energji elektrike dhe sistemi i metrosë është mbyllur plotësisht.
Venezuela po festonte një festë kombëtare dhe shumë njerëz ndodheshin në shtëpitë e tyre kur tërmetet goditën në orën 18:04 (sipas orës lokale).
Shumë banorë të tronditur në Karakas e kanë kaluar natën jashtë. Mbetet frika e lëkundjeve të mëvonshme, ose se ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti mund të shemben papritur. Shumë prej tyre presin gjithashtu lajme për të dashurit e tyre.
Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa vlerësohen dëmet, por jo të gjithë kanë një vend për t'u strehuar pas tërmeteve.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e ka falënderuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet venezueliane.
Ndërkohë përjetimi i lëkundjeve në një studio televizive është bërë viral në mediat sociale, ku tregon tmerrin që gazetarët kanë përjetuar live.
El sismo de magnitud 7.1 que se registró en Venezuela sorprendió incluso a los conductores del programa “Cero Táctica”, que se transmite por Venevisión, la principal cadena televisiva de ese país. Así reaccionaron. pic.twitter.com/Omsu6YZpIx
— NMás (@nmas) June 25, 2026
Kryebashkiaku i Chacaos, Gustavo Duque, deklaron se ekipet e shpëtimit dëgjojnë zëra të mbijetuarish nën rrënoja dhe premton se operacionet do të vazhdojnë deri në shpëtimin e çdo personi të mundshëm...
Ekipet e shpëtimit që po punojnë gjatë gjithë natës në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, raportojnë se dëgjojnë thirrje për ndihmë nga persona të bllokuar nën rrënoja. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i komunës Chacao, Gustavo Duque.
Në një video të publikuar në Instagram, Duque tha se deri më tani janë shpëtuar 23 persona. "Fatmirësisht dëgjojmë njerëz që janë gjallë nën rrënoja. Do t'i shpëtojmë të gjithë," u shpreh ai.
Kryebashkiaku shtoi se ekipet e emergjencës nuk do të ndërpresin operacionet derisa të kenë shpëtuar çdo person që është e mundur.

"Nuk do të largohemi nga këtu derisa të shpëtojmë njeriun e fundit që mundemi dhe besoj se, me ndihmën e Zotit, do ta arrijmë këtë," deklaroi Duque.
Sipas tij, të gjithë të shpëtuarit po marrin trajtim mjekësor në qendrat shëndetësore të zonës. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet, ndërsa autoritetet shpresojnë të gjejnë edhe të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar në Truth Social lidhur me tërmetet në Venezuelë.
Ai ka deklaruar se SHBA do ti vijnë në ndihmë popullit të Venezuelës në këtë kohë të vështirë.
“Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën popullin e madh të Venezuelës janë me përmasa gjigante dhe kanë lënë një numër shkatërrues viktimash.Shtetet e Bashkuara qëndrojnë gati, të gatshme dhe të afta për të ndihmuar!”, tha Trump.
Trump shtoi se ka “urdhëruar të gjitha agjencitë e qeverisë të përgatiten për të vepruar shpejt”.
“Ne do të jemi aty për miqtë tanë të rinj dhe të mëdhenj. Raportimet pararaprake nuk janë të mira!!!”, shtoi presidenti i SHBA-ve.
Deri tani nuk ka raportime zyrtare publike për numrin e viktimave.
Ndërkohë, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se vendi po dërgon “menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare” drejt Venezuelës.
Dy tërmete me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën Venezuelën. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja.
Nga shifrat e para të publikuara rezultojnë të paktën 32 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur, ndërsa janë shembur disa qindra ndërtesa në Karakas dhe zonat përreth.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), fillimisht u regjistrua një tërmet me magnitudë 7.2 rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, i ndjekur më pak se një minutë më vonë nga një tjetër me magnitudë 7.5.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha se bilanci paraprak nuk përfshin ende viktimat në shtetin La Guaira, një nga zonat më të goditura, ku ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit.
USGS vlerëson se, bazuar në modelet e parashikimit të dëmeve, numri i viktimave mund të arrijë në mijëra, ndërsa ekziston një mundësi e konsiderueshme që ai të kalojë 10.000.
"Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të gjetur të mbijetuarit," deklaroi Rodríguez në televizionin shtetëror, duke e cilësuar situatën një tragjedi kombëtare dhe duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
Autoritetet venezueliane njoftuan se në orët në vijim pritet mbërritja e ekipeve ndërkombëtare të shpëtimit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë ndihmë humanitare.
Dëshmitarët: "Pamjet ngjanin me një film horror"
Pamjet nga Karakasi tregojnë ekipe emergjence që kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave, ndërsa familjarët presin me ankth për lajme.
"Kur dolëm jashtë, gjithçka dukej si një film horror. U detyruam të kalonim mbi rrënoja. Pashë vetëm një familje që arriti të dilte nga ndërtesa," tha një banore pranë një prej godinave të shembura.
Sipas autoriteteve lokale, disa persona humbën jetën pas shembjes së ndërtesave në lagjet Baruta dhe Chacao të Karakasit.
Pas tërmeteve u lëshua një paralajmërim për cunami, i cili u anulua pak më vonë pasi rreziku kaloi.
Shumë banorë dolën menjëherë nga shtëpitë dhe kaluan natën në ambiente të hapura nga frika e lëkundjeve të tjera.
"Dëgjova një zhurmë shumë të fortë. Gjithçka në shtëpi filloi të binte. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë," tha një banor i Karakasit.
Një gazetare në kryeqytet tregoi se njerëzit nisën të bërtisnin sapo filluan lëkundjet dhe zbritën me nxitim shkallët për të dalë jashtë.
Aeroporti u mbyll, shkollat pezulluan mësimin
Autoritetet mbyllën aeroportin ndërkombëtar të Maiquetías për shkak të dëmtimeve në infrastrukturë. Shërbimet e metrosë dhe transportit hekurudhor u pezulluan, ndërsa mësimi në shkolla u anulua për pjesën e mbetur të javës.
Spitalet në Karakas rritën numrin e personelit në shërbim për të përballuar fluksin e të plagosurve.
Sipas autoriteteve, deri tani nuk janë raportuar dëme të mëdha në infrastrukturën e industrisë së naftës, ndërsa kompanitë energjetike që operojnë në vend kanë njoftuar se personeli i tyre është i sigurt.
Liderë nga Brazili, Republika Domenikane, El Salvadori dhe vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Venezuelën, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se po bashkërendon ndihmën me autoritetet venezueliane. /Përshtati Pamfleti nga Reuters dhe The Guardian/
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi vendi u godit nga dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit, me magnitudë 7.2 dhe 7.5.
Rodríguez njoftoi gjithashtu emërimin e një gjenerali për të koordinuar dhe mbikëqyrur operacionet e reagimit ndaj situatës së emergjencës në të gjithë vendin.
Ajo drejton përkohësisht Venezuelën që prej muajit janar, pas arrestimit të ish-presidentit Nicolás Maduro nga autoritetet amerikane dhe transferimit të tij në Nju Jork, ku po përballet me akuza për trafik droge.
Në fjalimin e saj drejtuar qytetarëve, Rodríguez bëri thirrje për bashkim dhe solidaritet përballë situatës së krijuar.
Presidentja në detyrë shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit si pasojë e tërmeteve, por nuk dha një bilanc zyrtar mbi numrin e viktimave.
Venezuela është tronditur nga dy tërmete të forta që kanë lënë pas të paktën 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur. Lajmi u konfirmua nga presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë arriti magnitudën 7.2, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë vendi u godit nga një tjetër lëkundje edhe më e fortë, me magnitudë 7.5.
Epiqendra e tërmetit të dytë u lokalizua rreth 23 kilometra në juglindje të qytetit Yumare, pranë bregdetit dhe rreth 300 kilometra larg kryeqytetit Caracas.
Lëkundjet ndodhën në orën 18:04 sipas kohës lokale, në një moment kur në vend po zhvilloheshin festime kombëtare dhe shumica e qytetarëve ndodheshin në banesat e tyre. Tërmetet u ndjenë pothuajse në të gjithë territorin venezuelian, si dhe në zona të largëta deri në Bogotá të Kolumbisë.
Autoritetet dhe mediat lokale raportojnë probleme të konsiderueshme në rrjetet e komunikimit, veçanërisht në Caracas, Miranda dhe La Guaira. Ndërprerjet e telefonisë dhe internetit kanë vështirësuar kontaktet mes familjeve dhe përpjekjet e shumë qytetarëve për të marrë informacion mbi gjendjen e të afërmve të tyre në zonat e prekura.
Ekspertët theksojnë se ndërprerje të tilla janë të zakonshme pas tërmeteve të fuqishme, për shkak të mbingarkesës së rrjeteve dhe dëmtimeve të mundshme në infrastrukturën e telekomunikacionit. Deri më tani, kompanitë e sektorit nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar për shkakun e problemeve të raportuara.
Një tragjedi e rëndë goditi Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme të njëpasnjëshme që ndodhën në orët e para të së enjtes.
Autoritetet kanë publikuar shifrat e para mbi numrin e viktimave të të plagosurve. Nga të dhënat paraprake, të paktën 32 persona humbën jetën dhe rreth 700 janë plagosur, por ekziston frika se numri i viktimave do të rritet ndjeshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar autoriteteve vendase.
Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez, së bashku me Ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello dhe kreun e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez, iu drejtuan kombit duke shpallur zyrtarisht vendin në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa emëruan një gjeneral për të mbikëqyrur operacione
Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter goditën Venezuelën brenda pak sekondash.
Epiqendra ishte në veriperëndim të komunës së Montalban, në shtetin e Carabobos në Venezuelën qendrore.
Tërmeti goditi edhe kryeqytetin Karakas, rreth 300 kilometra në lindje të epiqendrës. Qendra Kombëtare e Paralajmërimit për Cunami në SHBA tha se të dy tërmetet formuan "një binjak sizmik", një fenomen i rrallë në të cilin dy tërmete të forta me magnitudë afërsisht të barabartë ndodhin në të njëjtën zonë ose shumë afër njëra-tjetrës, brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Komuniteti ndërkombëtar është angazhuar me urgjencë për dërgimin e ekipeve të shpëtimit.
Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se autoritetet amerikane janë "të gatshme dhe të afta për të ndihmuar Venezuelën.
“Tërmetet e mëdha që kanë goditur popullin e madh të Venezuelës janë të jashtëzakonshme në magnitudë dhe kanë shkaktuar një numër të tmerrshëm viktimash”, tha Trump, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, të vullnetshme dhe të afta të ndihmojnë!".
Më parë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, siguroi nëpërmjet X se Uashingtoni është në "kontakt" me autoritetet dhe se ata po "mobilizojnë ndihmë" për viktimat e tërmetit.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, tha se vendi i tij ka përgatitur 50 ton pajisje dhe furnizime, si dhe 300 punonjës shpëtimi që janë "gati të nisen për në Karakas".
Ekuadori gjithashtu ka marrë masa për të dërguar menjëherë ndihmë në Venezuelë , thotë presidenti i saj Daniel Noboa Azin.
Ndërkohë, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se vendi i tij do të vlerësonte se çfarë masash ndihme mund të ndërmerrte për të mbështetur "kombin e tij vëlla".
Ministri i Jashtëm meksikan Roberto Velasco Alvarez i ofroi gjithashtu Venezuelës "të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen që mund t'i nevojitet".

Nuk është publikuar ende një bilanc zyrtar i viktimave...
Dy tërmete shumë të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), goditën njëri pas tjetrit Venezuelën të mërkurën, duke shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave dhe panik te banorët e kryeqytetit, Karakas.
Deri tani nuk është publikuar asnjë bilanc zyrtar për viktimat.
Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe njoftoi se aeroporti ndërkombëtar që shërben kryeqytetin ka pësuar dëme të rënda, ndërsa aktiviteti i tij është pezulluar deri në një njoftim të ri.
The moment a 7.1-magnitude earthquake struck Caracas, Venezuela, causing swimming pool water to flow down from a high-rise building. pic.twitter.com/86yLolDeTX
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) June 24, 2026
Rodríguez u shprehu ngushëllimet familjeve të personave që humbën jetën, por shmangu publikimin e çdo shifre për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.
Sipas presidentes në detyrë, autoritetet pezulluan gjithashtu funksionimin e shkollave dhe të transportit hekurudhor.
Este video se va poniendo peor mientras avanza. #TerremotoenVenezuela pic.twitter.com/4LqCoL84kc
— Yisus ???? (@SoyJesusTarre) June 25, 2026
Sipas të dhënave të USGS-së, tërmeti i parë, të cilin instituti e cilësoi si paraprirës, me magnitudë 7.2, u regjistrua në orën 18:04 me orën lokale, në një thellësi prej 21.9 kilometrash, rreth 200 kilometra në perëndim të Karakasit.
Tërmeti i dytë, me magnitudë 7.5 dhe thellësi fokale 10 kilometra, ndodhi vetëm 39 sekonda më vonë, rreth 45 kilometra larg epiqendrës së parë. Më pas u regjistruan rreth 20 pasgoditje të forta.
FOOTAGE OFF THE COAST OF VENEZUELA
— WW3 Monitor (@WW3_Monitor) June 25, 2026
????????????????â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸â¼ï¸ pic.twitter.com/yiQZsIfH9p
USGS paralajmëroi se ky "tërmet i dyfishtë" mund të shkaktojë dëme në shkallë të gjerë dhe "mijëra" viktima.
Në Karakas, fotoreporterët e Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) panë ekipet e kërkim-shpëtimit të organizoheshin pranë ndërtesave të shembura. Ekipet e shpëtimit nxirrnin njerëz nga rrënojat me barela, ndërsa të tjerë transportoheshin me ambulanca drejt spitaleve.
???? BREAKING UPDATE: The devastation in Venezuela is almost unimaginable.
— Brian Allen (@allenanalysis) June 25, 2026
Two powerful earthquakes struck just minutes apart, leaving buildings collapsed, families trapped beneath the rubble, and desperate loved ones searching for survivors.
The U.S. Geological Survey has warned… pic.twitter.com/wATeY4hNtq
Korrespondentja e AFP-së pa një pallat 22-katësh të shembur plotësisht në lagjen Altamira. Jashtë ndërtesës, njerëzit thërrisnin emrat e të afërmve të tyre, ndërsa vullnetarët ngjiteshin mbi rrënoja në kërkim të të mbijetuarve.
"Na duhen elektrikë dore", bërtiste njëri prej tyre ndërsa binte nata.
Galipan Caracas pic.twitter.com/wz6eag9Bmt
— ???????? amilcarrock ???????? (@amilcarrock) June 24, 2026
Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, konfirmoi se disa ndërtesa janë shembur në kryeqytet dhe shtoi se kishte urdhëruar ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror.
“Res Dol de Oro 5 en la llanada donde está mi apartamento así está en estos momentos Dios mete tu mano creo fielmente en ti y mi llamado a la humanidad conciencia, cuiden a los demás a los que quedaron desamparados cuídenlo, protéjanlos y protejan todas esas viviendas que… pic.twitter.com/N0ggI26G9M
— Cristian Crespo F. ???????? (@cristiancrespoj) June 24, 2026
"Disa ndërtesa kanë pësuar dëme dhe duam të shmangim çdo aksident që mund të lidhet me rrjedhjet e gazit", shpjegoi ai.
????????????| URGENTE: Se derrumbó el hotel Edwards en La Guaira murieron familiares de varios de nuestros peloteros como lo son Eliezer Alfonzo, Gorkys hernandez, entre otros. La voz del audio es el gerente de Guerreros de Lara. pic.twitter.com/5XrhDxoHA0
— Eduardo Menoni (@eduardomenoni) June 25, 2026
Ai foli gjithashtu për të plagosur, por nuk dha asnjë bilanc zyrtar.
Total devastation in Venezuela following a powerful earthquake. Up to 100,000 people are feared dead.
— Dr. Maalouf (@realMaalouf) June 25, 2026
Pray for them, they didn’t deserve this. pic.twitter.com/heMpFeO9Y4
Situata mbetet ende e paqartë në qytetet Puerto Cabello dhe San Felipe, të cilat ndodhen më afër epiqendrës dhe kanë një popullsi prej mbi 400 mijë banorësh.
DIOS MIO!!!! pero fue el señor terremoto!!! pic.twitter.com/K8mqXHj5OT
— en Belén (@conlopatore) June 24, 2026
"Ishte e pabesueshme..."
Shumë banorë të frikësuar dolën me nxitim në rrugë. Ata qëndruan jashtë edhe gjatë natës, pasi kishin frikë të ktheheshin në shtëpitë e tyre për shkak të mundësisë së pasgoditjeve dhe shembjes së ndërtesave.
Estoy viendo los videos del terremoto en Venezuela y no mames, qué terror ????pic.twitter.com/k95lmEjzn7
— Rhevolver (@Rhevolver) June 24, 2026
"Ishte e pabesueshme. Nuk e di sa zgjati. Isha në katin e fundit dhe sendet filluan të binin", tregoi 42-vjeçarja Heidi Romero, pronare e një dyqani që punon në një qendër tregtare në Altamira.
#URGENTE 7pm Colapso edificio en Tucacas, Falcón. Se desconoce la cantidad de personas atrapadas.#ENDESARROLLO pic.twitter.com/u3MqPz0xtP
— Andrews Abreu (@AndrewsAbreu) June 24, 2026
"I gjithë muri u mbush me çarje, nga tavani binin copa. Ishte e tmerrshme", tha Odalis Escalona, 54 vjeçe, punonjëse banke.
???? New terrifying video shows structures collapsing all around in Caracas, Venezuela. #terremoto pic.twitter.com/gn05DxsTCm
— Luke Brenner (@TheLukeReport) June 24, 2026
Në kryeqytet u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shumë rrugë ishin mbuluar me copa xhami.
69-vjeçarja Carmen Guedes ndodhej në dhomën e motrës së saj të sëmurë, e cila është e shtrirë në shtrat, kur toka nisi të dridhej.
"Intensiteti vetëm sa shtohej", tha ajo.
????ULTIMA HORA - TERREMOTO EN VENEZUELA HOY 24 DE JUNIO 2026, un sismo de magnitud 7.1 sacudió este miércoles el centro del país venezolano, Según el Servicio Geológico de Estados Unidos (USGS), el epicentro se ubicó a 28 km al noroeste de Montalbán, estado Carabobo, a una… pic.twitter.com/d9ULcjUNAS
— ???????????????????????????????????????????????????????? (@InesBetancur1) June 24, 2026
"Nisa të shihja dritaret duke u dridhur dhe më pas lëkundej gjithçka. Unë, motra ime dhe një fqinje u përqafuam fort me njëra-tjetrën. Nuk mundëm të dilnim jashtë", shtoi ajo.
Reporte #EnImagenes
— Bárbara Uzcátegui Sanz (@BarbaraUSanz) June 25, 2026
Este video es de La Guaira ????
Tras el fuerte terremoto de magnitud 7.5 que sacudió hoy Venezuela:
Datos principales:
- Hora: 18:04 (hora local)
- Epicentro: 28 km al noroeste de Montalbán, estado Carabobo (profundidad 13.2 km)
¿Dónde se sintió?… pic.twitter.com/iold6VFJjf
Mbyllet aeroporti
Aeroporti Ndërkombëtar "Simón Bolívar", në Maiquetía të shtetit La Guaira, rreth 40 kilometra nga Karakasi, u mbyll "për shkak të dëmeve të rënda", deklaroi presidentja në detyrë Delcy Rodríguez në fjalimin e saj drejtuar kombit.
Pamjet e publikuara nga deputeti Wilmer Azuaje tregojnë pjesë të tavanit të shembura në terminalin e aeroportit dhe pasagjerë që largohen të tmerruar.
Venezuela looks like it was BOMBED after two MASSIVE 7.1 and 7.5 magnitude earthquakes.
— Ryan Rozbiani (@RyanRozbiani) June 25, 2026
Pray for the people, this is really bad pic.twitter.com/pIw8ywXzYe
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm edhe në Kolumbinë fqinje, megjithëse Bogota ndodhet rreth 1.000 kilometra larg Karakasit në vijë ajrore.
???????????? New footage shows a landslide tearing down a hillside in Venezuela after the back to back quakes
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 25, 2026
The 7.2 and 7.5 doublet didn't just collapse buildings, it destabilized the terrain itself, and clips circulating now reportedly show earth and debris sliding loose in the… https://t.co/FsW0UwV6bo pic.twitter.com/x6JjaLUC6f
Sipas Njësisë Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive të Kolumbisë, "nuk ekziston rrezik për cunami në brigjet kolumbiane të Karaibeve".
????????It is heartbreaking to see the damage coming in from La Guaira.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) June 25, 2026
Hotel Eduard has been completely destroyed following those massive earthquakes.
Such a tough scene to watch.
Writer: Daniyal pic.twitter.com/PQBnETBJa6
Nga ana tjetër, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami paralajmëroi fillimisht për rrezikun e valëve potencialisht shkatërruese që mund të godisnin Porto Rikon, Ishujt e Virgjër Amerikanë dhe Britanikë, si edhe ishujt Aruba, Curaçao dhe Bonaire pranë brigjeve të Venezuelës.
????????????l URGENTE: Una cámara de seguridad en La Pastora en Caracas; muestra el momento exacto de el devastador terremoto en Venezuela. pic.twitter.com/iLTSgWUWfh
— Eduardo Menoni (@eduardomenoni) June 25, 2026
Megjithatë, rreth një orë më vonë, paralajmërimi u tërhoq.
BREAKING: Hotel Eduard’s building in La Guaira completely collapsed after Venezuela earthquake pic.twitter.com/GGDZy6cNI6
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) June 25, 2026
/Përshtatur nga AFP / USGS/
Fueron 2 los terremotos que sacudieron Venezuela
— Manuel Lopez San Martin (@MLopezSanMartin) June 25, 2026
Apenas 39 segundos de diferencia entre uno y otro
Explican que se trató de un "doblete sísmico": un sismo precursor de 7.2 y el principal de 7.5, un fenómeno poco común
???? @Milenio pic.twitter.com/G17t3nkcsY
Venezuela në gjendje të jashtëzakonshme pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që tronditën vendin. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerëson se numri i viktimave mund të jetë nga 10.000 deri në 100.000...
Një tragjedi e papërshkrueshme goditi Venezuelën pas dy lëkundjeve sizmike shumë të forta. Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodríguez, së bashku me ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, iu drejtuan kombit përmes një deklarate televizive, duke shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Ajo emëroi gjithashtu një gjeneral për të mbikëqyrur operacionet e emergjencës.
Goditja shkatërrimtare ndodhi gjatë një feste kombëtare, një dite pushimi kushtuar fitores historike ushtarake të vitit 1821, e cila i solli vendit pavarësinë nga Spanja. Për këtë arsye, shumica e qytetarëve ndodheshin në shtëpitë e tyre në momentin e tërmetit.
Katastrofa u shkaktua nga një fenomen i rrallë gjeologjik, pasi vendi u godit nga dy tërmete kryesore me vetëm pak sekonda diferencë. Lëkundja e parë, me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter, ndodhi në orën 18:04 sipas kohës lokale, rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit, aty ku pllaka tektonike e Karaibeve takon pllakën e Amerikës së Jugut.

Para se të përfundonte lëkundja e parë, pasoi një tjetër edhe më e fuqishme, me magnitudë 7.5.
Tërmetet u ndjenë në të gjithë Venezuelën dhe tronditën edhe kryeqytetin e Kolumbisë, Bogotán. Për shkak të fuqisë së tyre, autoritetet lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami në Porto Riko, Ishujt e Virgjër Amerikanë dhe Britanikë, Aruba, Curaçao dhe Bonaire, i cili u tërhoq një orë më vonë.
Sipas agjencisë franceze AFP, deri tani janë regjistruar më shumë se 20 pasgoditje të forta.
Pamja në kryeqytetin Karakas, i cili ishte goditur edhe nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.3 në vitin 1967, i ngjan një zone lufte. Dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe dhe banesa janë shembur, ndërsa zonat San Bernardino dhe lagjja Palos Grandes kanë pësuar dëme katastrofike.
Rrugët janë mbushur me banorë të frikësuar, të cilët kanë braktisur shtëpitë duke marrë me vete familjarët dhe kafshët shtëpiake. Ndërkohë, qyteti është zhytur në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të përgjithshme të energjisë elektrike.
Gazetarët dhe dëshmitarët okularë raportojnë skena kaosi. Nën rrënojat e betonit dëgjohen njerëz të bllokuar që thërrasin: "Ndihmë! Jemi këtu!"
Autoritetet dhe ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën gjatë gjithë natës, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të mos kthehen në ndërtesa dhe të qëndrojnë në sheshe publike.

Në komunën Chacao, kryetari Gustavo Duque deklaroi se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë 18 persona vetëm nga një ndërtesë e shembur, ndërsa në shtetin bregdetar Falcón raportohen të paktën 22 të plagosur dhe 15 persona të zhdukur.
Përveç Karakasit dhe Falcónit, dëmet më të mëdha janë regjistruar përgjatë bregdetit verior, në shtetet La Guaira, Aragua dhe Carabobo.
Dëme të rënda në infrastrukture, mbyllet aeroporti
Infrastruktura e vendit ka pësuar goditje të rënda. Aeroporti Ndërkombëtar Maiquetía, aeroporti kryesor ndërkombëtar i Venezuelës, u mbyll menjëherë për shkak të dëmtimeve serioze strukturore.
Pamjet video tregojnë re pluhuri që bien nga tavanet dhe udhëtarë të tmerruar që vrapojnë nëpër korridore për të shpëtuar.
Në të njëjtën kohë, spitale si Spitali Klinik i Karakasit kanë vendosur personelin në turne të dyfishta nate për të përballuar fluksin e të plagosurve, ndërsa mësimi në shkolla është pezulluar për pjesën tjetër të javës.
Infrastruktura kryesore e naftës në Liqenin Maracaibo nuk duket se është prekur drejtpërdrejt, pasi asnjë nga qytetet me dëmet më të mëdha nuk përfshin objekte të tilla.
Megjithatë, kompanitë energjetike, përfshirë kompaninë shtetërore PDVSA dhe Chevron, po verifikojnë gjendjen e personelit të tyre përpara se të bëjnë vlerësime zyrtare. Burime të tregut paralajmërojnë se ndërprerja e zgjatur e energjisë elektrike mund të ndikojë përkohësisht në prodhimin e naftës bruto.

Vlerësime alarmante për numrin e viktimave
Megjithëse presidentja e përkohshme Delcy Rodríguez shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave pa bërë publik një bilanc zyrtar, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) paralajmëron se katastrofa ka gjasa të jetë shumë e rëndë.
Sipas sistemit të vlerësimit të USGS, ekziston një probabilitet prej 44% që numri i viktimave të jetë midis 10.000 dhe 100.000, duke rikthyer kujtimet e tërmetit historik të vitit 1812, raporton Reuters.
Qeveria e Rodríguez, e cila sipas tekstit mori drejtimin e vendit pas rrëzimit të Nicolás Maduro nga SHBA në janar, njoftoi se do të kërkojë financim urgjent nga organizatat shumëpalëshe për rindërtimin.
Reagimi ndërkombëtar
Tragjedia shkaktoi reagim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në platformën Truth Social foli për një "numër katastrofik viktimash", bazuar në raportimet e para, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe në gjendje të ndihmojnë Venezuelën.
Ai shtoi se u ka dhënë udhëzime të gjitha agjencive qeveritare amerikane të veprojnë me shpejtësi për të mbështetur Venezuelën, ndërsa Ambasada e SHBA-së në Karakas u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të kërkojnë strehim të sigurt.
Venezuela ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku pllaka tektonike e Karaibeve takohet me pllakën e Amerikës së Jugut. Sipas USGS, rreth 30.000 njerëz humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i vitit 1812, i cili shkaktoi shkatërrime të mëdha në qytetet Mérida dhe Karakas. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje