Gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e themelimit të PS në Tiranë, ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u nderua me medalje të artë për kontributin e tij.
Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, në Pallatin e Kongreseve Ruçi falënderoi strukturat dhe anëtarësinë e partisë për mbështetjen ndër vite, duke vlerësuar rritjen dhe forcimin e Partisë Socialiste gjatë 35 viteve të ekzistencës së saj.
Ai shprehu bindjen se Partia Socialiste do të vijojë të ruajë mbështetjen elektorale edhe në të ardhmen dhe u bëri thirrje drejtuesve të rinj të partisë që të qëndrojnë pranë anëtarëve dhe votuesve.
Ruçi gjithashtu apeloi për mbështetjen e vizionit të kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe objektivin e anëtarësimit deri në vitin 2030.
Ish-kryetari i Kuvendit, tha se kishte dy amanete për drejtuesit e rinj të Kryesisë.
“Të dashur socialistë të Bashkisë Tiranë, Bashkisë Kamëz, Bashkisë Vorë, Bashkisë Kavajë dhe Bashkisë Rrogozhinë. Unë e kam të vështirë se më erdhi radha të parit të them dy fjalë. Kjo mirënjohje nuk është për mua dhe as për shokët e mi, sepse mirënjohja më e madhe për ne ishte ai besim që na dhanë socialistët ndër vite, për të qenë përfaqësues të tyre. Prandaj mirënjohja ime është për çdo drejtues të PS-së dhe për çdo kryetar organizate. Mirënjohja shkon për drejtuesit e PS sot, për Kryesinë e PS, për Grupin Parlamentar të PS dhe për qeverisjen e PS. Për ne të djeshmit drejtues të PS, është shumë sinjikativ fakti që në këtë 35 vjetor, kur shikojmë PS-së në pikëpamjen numerike, jo vetëm që nuk është rrudhur, por është zmadhuar. Jemi shpresplotë që PS sot është më vitale, më e fortë, më progresive dhe mandati i katërt është pak, ajo sigurisht do të sigurojë edhe mandatin e pestë. Amanet për drejtuesit e rinj të Kryesisë, të Asamblesë Kombëtare, do të kisha 2 gjëra: ‘e para, duajeni anëtarin e thjeshtë të PS, duajeni dhe respektojeni votuesin e PS, gjendjuni atij në gëzime e hidhërime. Nëse nuk ja zgjidhni hallin, qajani. I fundit apel që kam, është mbështesni vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë 2030. Mbështesni ambicien e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE. Mbështesni energjitë e Ramës për ta qeverisur Shqipërinë më mirë. Mbështesni përkushtimin dhe këmbënguljen e Ramës. Jam i bindur se duke bërë këto, fitorja e PS në 2029 është e sigurt”, tha mes të tjerash Ruçi.
e mozi u bere miljarder me politike... Nuk keni le me tender pa marre..e katandiset kete vend copa copa .turp te kesh kacidhjar