TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2026, 13:14

Projekti i Zvërnecit, Rama i vendosur: Sa të jem unë, investimi nuk do të ndalojë! 

Shkruar nga Pamfleti
Projekti i Zvërnecit, Rama i vendosur: Sa të jem unë, investimi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me polemikat dhe protestat që kanë shoqëruar projektin turistik të parashikuar në zonën e Zvërnecit.

Gjatë një konference për shtyp kreu i qeverisë u shpreh se investimi nuk do të pezullohet dhe se qeveria mbetet e vendosur për realizimin e tij. Rama tha se është i gatshëm të dëgjojë dhe të diskutojë me çdo palë që ka pretendime, por nënvizoi se çështjet e pronësisë duhet të zgjidhen përmes rrugëve ligjore.

“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu. Unë jam i hapur të diskutoj me këto që ka pretendime. Nëse pretendimi është për pronën, falë ndërhyrjes së SPAK ka rrugën e vetë dhe mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët, ndërkohë që të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Rama tha se aktualisht nuk ka përfunduar ende studimi i ndikimit në mjedis, dokument që pritet të shoqërojë fazat e mëtejshme të projektit. Sipas tij, analiza po kryhet nga një kompani ndërkombëtare konsulence me reputacion të lartë dhe rezultatet e saj do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit.

Kryeministri kundërshtoi gjithashtu argumentin se resortet luksoze u shërbejnë vetëm shtresave të pasura dhe nuk sjellin përfitime për komunitetin. Ai theksoi se vendet me ekonomi të zhvilluar turistike e masin suksesin e sektorit përmes të ardhurave që gjenerohen dhe efektit që ato kanë në ekonomi, duke përmendur ndikimin në punësim, të ardhurat publike dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

Duke sjellë shembuj nga vende të rajonit dhe destinacione të njohura turistike, Rama argumentoi se modeli i turizmit me vlerë të lartë të shtuar krijon më shumë të ardhura me më pak presion mbi territorin dhe infrastrukturën.

"Nuk e kemi ende studimin mjedisor, që do të vijë dhe po kryhet nga një prej konsulencave më reputacionin më të madh botëror. Dua ta mbyll në lidhje me ata që pyesin: Ç’na duhen ne këto zhviullime që nuk i aksesojmë dot sepse janë për të pasurit?

Ekonomitë serioze dhe vendet që te turizmi kanë një nga burimet kryesore të të ardhurave, nuk maten me kush fle në dhomë, por me sa para hyjnë në ekonomi dhe si shpërndahen ato në paga, pensione, biznese dhe shërbime publike. Njëmijë turistë që shpenzojnë 100 euro në ditë janë ngarkesë që sjellin ndikim, sepse kemi 100 mijë euro, por me shumë ngarkesë.

Ndërkohë, 100 turistë që harxhojnë 2 mije euro në ditë, sjellin 200 mijë euro, pa shumë impenjim, me më pak beton, më pak shpenzime. Është llogari e bërë, për çdo 1 euro të shpenzuar në një resor, gjenerohen 1.6 deri në 2 euro përreth tij.

Shumica e popullit grek nuk shkon të flejë në Costa Navarino, por populli grek fiton nga të ardhurat e tij. Turizmi në Maldive gjeneron 40% të turizmit dhe 25% e tyre vijnë nga resortet luksoze. Një studim i FMN ka treguar se një natë në resort gjeneron më shumë sesa 1 mijë net në një vend normal.

Mali i Zi është vendi më i vogël i rajonit, është nisur njësoj me vendet e tjera të ish-Jugosllavisë dhe ka pagat më të larta në rajon. FMN thotë se rritja e turizmit në këtë vend ka ndikuar rritjen e turizmit. Një pjesë e madhe e kësaj është prej resorteve luksoze.

Përse nuk thonë njerëzit: Përse kemi aeroport kur nuk kemi aviona? Përse ka fabrika makinash, kur nuk blej dot makinë? Investimi nuk ndalet, por natyrisht unë jam shumë i hapur të flas, siç kam qenë edhe në herët e tjera.

Studentët përfituan paktin e universitetit falë atyre që protestuan. Ndalu ti se jemi ne nuk funksionon me mua. Populli është ai që flet në ditën e zgjedhjeve. Ne të tjerët jemi individë që na bashkon një kauzë, një interes, por populli është diçka tjetër”, tha Rama.

projekti i zvernecit edi rama

2 Komente

  1. e
    eno

    Normale se ndalon dot ti. Kjo eshte nje nga arsyet e shumta pse po te kerkon populli doreheqjen. Kushedi sa ke marr persiper aty tek ai projekt. Me kollaj e ke te ikesh se te terhiqesh nga projekti. Te kane kap prej bolesh tani e vjen verdalle si te dalesh. Do paguash dhe ti nje dite zullumin tend. E qelbe fare.

    Lini një Përgjigje