TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2026, 15:14

Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është Shqipëri, “Epiri i Veriut” ka vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Balla i përgjigjet Belerit: Zvërneci është Shqipëri,
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të eurodeputetit grek Fredi Beleri, i cili në një intervistë foli për situatën në Zvërnec dhe për atë që e quajti “grekët e Epirit të Veriut”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se Zvërneci ndodhet në territorin e Shqipërisë dhe hodhi poshtë përdorimin e termit “Epir i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të së shkuarës.

O zoti Eurodeputet Beleri, Zvërneci është në shtetin që quhet Shqipëri. Termi Epir i Veriut ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta mbajnë gjallë. Prandaj të lutem zbato emërtesat zyrtare që të kërkon Parlamenti Europian”, shkruan Balla.

Ai nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar ndaj shtetit të së drejtës, mbrojtjes së pronës dhe respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare, duke i cilësuar këto si detyrime kushtetuese, ligjore dhe europiane.

Në reagimin e tij, Balla akuzoi Belerin se po përdor retorikë politike duke shtrembëruar faktet dhe historinë, ndërsa paralajmëroi se debati do të vijojë në institucionet europiane.

Mos bëj politikë duke shtrembëruar fakte dhe historinë. E vazhdojmë në Strasburg muajin tjetër këtë diskutim për gjithçka bëjmë ne për pakicën shumë të respektuar greke në Shqipëri”, përfundon reagimi i Ballës.

Lini një Përgjigje