Kryeministri Edi Rama sot dha një intervistë të gjatë për gazetën greke “Kathimerini” që u transmetua këtë të diel dhe që u transmetua (si zakonisht) në faqen e tij në Facebook dhe në të gjitha mediat shqiptare.
Por për herë të parë Rama zbuloi edhe një detaj nga zyra e tij në kryeministri.
Çfarë foto mban kreu i qeverisë shqiptare në desk-un e komjuterit të tij.
Në momentin e fundit të intervistës, kur po mbyllte lidhjen me zoom me gazetarin grek, Rama shfaqi (me ose) pa dashje për herë të parë edhe pamjen e kompiterit të tij.
Ai që shihni në foton më lart është Papa Gjon Pali II. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë moment të rrëzimit të tij. Është një vepër arti e realizuar nga artisti i njohur italian Maurizio Cattelan e quajtur “Ora e nëntë” apo siç njihet në gjuhën e thjeshtë “Papa goditet nga një meteor” të vitit 1999.
“Ora e nëntë” prezanton Papa Gjon Palin II të shtrirë në tokë pas goditjes dhe me një shprehje në fytyrë të ngjashme me atë që të thirrjes së Krishtit në kryq: “Pse më ke braktisur?”. Ajo shkaktoi mjaft polemika pasi u ekspozua në Akademinë Mbretërore të Londrës dhe më pas në Varshavë. U shit shtëpia e ankandeve Christie’s në vitin 2001 për 886 mijë dollarë.

Vepra është interpretuar në mënyra të ndryshme. Disa e lexuan atë si një koment mbi reputacionin e Kishës Katolike për mbulimin e skandaleve nën sipërfaqen e saj morale. Të tjerë e kanë parë si sugjerim që edhe postet më të larta të pushtetit mund të jenë të pambrojtura. Duket se Cattelan sugjeron se edhe njeriu më i shenjtë në traditën katolike romake mund të mos jetë i sigurt nga fatkeqësitë.

Fillimisht vepra u paraqit në këmbë, por më pas Cattelan-it, të pakënaqur i lindi ideja e meteorit duke u shprehur: “Kuptova që e kisha rrëzuar figurën e babait”. A janë këto mesazhet që Rama i përcjell vetes sa herë që hap kompjuterin e zyrës?/ LAPSI.al
Lini një Përgjigje