TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 15:23

Ditën e hënë merr jetë sezoni i ri i Abissnet Superiore, FSHF-ja zbulon detajet

Shkruar nga Pamfleti
Ditën e hënë merr jetë sezoni i ri i Abissnet Superiore,
Shorti i Abissnet Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë të hënën, më 13 korrik, shortin e edicionit të 88-të të Kategorisë Superiore. Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke përcaktuar kalendarin e sezonit të ri të elitës së futbollit shqiptar.

Sezoni 2026-2027 është planifikuar të nisë më 22 gusht dhe do të mbyllet më 9 maj 2027. Edhe këtë edicion, Kategoria Superiore do të përbëhet nga 10 skuadra: Egnatia, Elbasani, Vllaznia, Dinamo Siti, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu. Dy ekipet e fundit bien automatikisht nga kategoria.

Risia kryesore e këtij sezoni është ndryshimi i formatit të kampionatit. Federata ka vendosur të heqë sistemin “Final Four”, duke rikthyer një skemë të re të garës.

Sezoni i rregullt do të zhvillohet në tre faza, me gjithsej 27 javë. Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe.

Grupi i parë do të përfshijë gjashtë skuadrat e renditura më lart, të cilat do të luajnë 10 ndeshje mes tyre, me sistem vajtje-ardhje, për të përcaktuar ekipin kampion.

Ndërkohë, katër skuadrat e fundit do të formojnë grupin e mbijetesës, ku do të zhvillojnë nëntë ndeshje me sistem vajtje–ardhje–vajtje për të siguruar qëndrimin në elitë.

FSHF ka bërë të ditur gjithashtu se nga sezoni 2027-2028, Kategoria Superiore do të zgjerohet në 12 skuadra.

fshf sezoni i ri abissnet superiore

Lini një Përgjigje