Pas 5 vitesh, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka hequr “non gratën” kryedemokratit Sali Berisha.
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se nuk ka qenë kurrë “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm sanksione vize.
“Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata, të jeni të sigurt. Ka pasur një sanksion vize.Kundërshtarët e mi e quajtën non grata dhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti, në SHBA. Sot unë u ktheva”, tha Berisha për gazetarët.
Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij u vendos më 19 maj të vitit 2021.
Në atë kohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Akuza, që kreu i demokratëve i ka mohuar vazhdimisht…
Lini një Përgjigje