TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 12:19

Balla ndryshon mendim: Dje ishin më shumë se 2000 vetë në protestë, e gjithë PD-ja në rrugë

Shkruar nga Pamfleti
Balla ndryshon mendim: Dje ishin më shumë se 2000 vetë në
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se dje protestës qytetare i është bashkuar e gjithë PD-ja dhe strukturat e saj.

I pyetur nga gazetarët: “Dje a patë më shumë se 2000 protestues?”, Balla u përgjigj duke thënë se dje ishin më shumë se aq, por nuk i ka numëruar.

“Po ishin më shumë se 2000 dje. Nuk i kam numëruar. Dje ishte protestë kombëtare, s’ishte protestë lokale. Padyshim që dje ishte edhe gjithë PD-ja në protestë, nga kampioni i protestave të PD-së Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të PD-së, të gjithë kryetarët e grup seksioneve të PD-së, kështu që s’më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamengot, dhe ndërkohë që bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së. 

Balla i është përgjigjur edhe akuzave të deputetit Agron Shehaj, duke e quajtur këtë të fundit hajdut dhe gjobaxhi.

“Unë as e kam marrë fare në konsideratë. Po ta përsëris ti je një hajdut. I vodhe PD-së listën e anëtarësisë, një zhurmues që shkon dhe bën një selfie në protestë. Protesta nuk ka asnjë lidhje me ty, sepse protesta lindi si një reagim për një projekt. Ti je mësuar që në çdo projekt që bëhet në Shqipëri, shkon natën dhe i thua investitorit, më sponsorizo që mos të të përmend emrin.

U thua televizioneve sa lekë doni që të më nxirrni në prime-time. Ti je një hajdut, je një gjobaxhi. Dhe je një person i dënuar për vjedhje të dhënash personale, je në hetim për vjedhje të tjera personale. Ktheji PD-së listën e të dhënave personale që u ke vjedhur”, tha Balla.

taulant balla protestuesit

Lini një Përgjigje