TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2026, 12:28

"Forca e protestës, më imponuese sesa figura ime", Rama e pranon: Edhe socialistët pjesë e protestës në shesh!

Shkruar nga Pamfleti
"Forca e protestës, më imponuese sesa figura ime", Rama e
Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në protestat e muajve të fundit kanë marrë pjesë edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura në protesta dhe në rrjetet sociale, duke thënë se ato duhet të lexohen si një mesazh për mazhorancën dhe si një tregues se pritshmëritë ndaj qeverisë janë rritur.

Rama e pranon se punonjës të administratës shtetërore dhe socialistë u ngritën në protestën kundër tij.

Ai pohoi se ata që punonin në punë shteti, në darkë iu bashkoheshin qytetarëve të tjerë në bulevard. Sipas tij, forca thithëse e protestës ishte më e fuqishme për ta sesa figura e tij.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.

Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para.

Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëheqjen apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha Rama.

1 Komente

  1. H
    Hermes

    Sa më shumë një ujë nuk lëviz aq me i qelbur bëhet. Këtu duhen ndërtuar KMinistrat çdo dy vjet në mënyrë që askush te mund akumuloje pushtet absolut. Per me tepër këtu ka pasur vetëm farsë zgjedhore për te ruajtur pushtetin e baballarëve. Këtu vazhdon gjysma shqiptarëve partizane dhunojnë vjedhin dhe masakrojnë gjysmën tjetër. Akoma nuk ka paqe sociale për shqiptarët përderi sa kontrollohen komisionet zgjedhore nga Partitë dhe përzgjidhen gomerë në Parlament nga te emeruarit Kryetare Partie që vazhdimisht kanë punuar dhe punojnë kundër interesave te Shqipërisë .

    Lini një Përgjigje