TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 21:57

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët në Tiranë; revolucioni anti-Rama nuk ndalet (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë
Marshimi ne Tirane

“Bashkohuni me ne” ishte një tjetër thirrje që ka shoqëruar marshimin në Tiranë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen revolucionit kundër klasës së vjetër politike...

Me mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta e konsideruar si më e madhja në të paktën dy dekadat e fundit, nisi në orën 18:00. Prej orës 21:00 qytetarët kanë nisur një marshim duke “pushtuar” akset kryesore rrugore në vend.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

“Rama jepe dorëheqjen”, “Ne do të fitojmë”, “Ik, ik, ik”, “Edi Rama ka maru, ka maru” janë disa nga thirrjet që kanë pushtuar Tiranën, ndërsa në marshimin e tyre, protestuesit janë përshëndetur nga edhe drejtuesit e automjeteve, që pavarësisht se kanë mbetur të bllokuar, i kanë dhënë suport qytetarëve.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

Ashtu si edhe gjatë orëve të protestës në bulevard, edhe gjatë marshimit, flamujt kuqezi dhe disa të BE-së, janë valëvitur nga qytetarët.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

“Bashkohuni me ne” ishte një tjetër thirrje që ka shoqëruar marshimin në Tiranë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen revolucionit kundër klasës së vjetër politike.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

Protestuesit kanë përshkruar segmentin e rrugës së Kavajës, për të dalë më pas në Unazë pranë shkollës Vasil Shanto, ndërsa destinacioni mbetet sërish bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi “Skënderbej”.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

Te kryqëzimi i "21 Dhjetorit", protestuesit janë ulur në shesh për pak minuta, përpara se të vijojnin sërish marshimin.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

Protestuesve sot i janë bashkuar edhe shqiptarët e Diasporës, që deri në ditët e fundit kanë organizuar protesta në disa nga kryeqendrat europiane, në mbështetje të protestave të nisura në Tiranë.

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

“Ju erdhi fundi”, mijëra qytetarë

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Në tubimet e zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër të gjithë klasës politike.

Organizatorët kanë njoftuar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara.

 

 

 

 

 

 

marshimi tirane revolucioni

2 Komente

  1. R
    Revolucionisti

    Pamfleti, Jeni portali Nr.1 ne Shqiperi, qe flisni shqip dhe qarte. Ju lutem sa me shume lajme per protesten. Ju faleminderit.

    1. N
      Nafija

      Jane mashtruesit numer 1

      Lini një Përgjigje