Protestat që po vijojnë prej javësh duket se kanë nisur të prodhojnë lëkundje edhe brenda Partisë Socialiste. Teksa figura të njohura të së majtës, si Ditmir Bushati, Arben Malaj, Arta Dade dhe të tjerë, kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë ose kanë shprehur mbështetje për protestuesit, një reagim i deputetes socialiste Romina Kuko po interpretohet si një kundërpërgjigje ndaj këtyre zërave.
Por në qarqet politike, vëmendja është përqendruar veçanërisht te Elisa Spiropali, e cila kohët e fundit është përfshirë në debate dhe përplasje të tërthorta me kryeministrin Edi Rama, duke u kthyer në një nga figurat më të komentuara brenda kampit socialist.
Në një postim të gjatë, Kuko sulmon ashpër ata që, sipas saj, po përpiqen të përfitojnë politikisht nga revolta qytetare pa marrë përgjegjësi të drejtpërdrejta.
“Ka ende diçka që shumë pak e thonë me zë të lartë. Ata që e drejtojnë këtë retorikë nuk janë naivë. Janë njerëz që e kuptojnë historinë dhe i njohin mësimet e saj. E dinë saktësisht se New Deal kishte emra, ligje dhe data, e dinë si përfundoi Pranvera Arabe, e dinë se si ishin raportet e forcave në Poloni, Çekosllovaki apo në dekadën e fundit në Ukrainë. E dinë dhe pse. E dinë dhe se fushëbeteja e kujt ishte dhe mbi të gjitha e dinë se ‘Shqipëria e re’ nuk ka tiparet e tyre. E dinë se thirrja ‘në burg’ nuk përbën strategji (aimé, në një shtet të së drejtës), por karburant zemërate. E dinë gjithashtu se ambiguiteti, mjegulla nuk është dështim i lëvizjes por leva e saj.
Pa emër, pa parti, pa platformë, askush nuk mban përgjegjësi nëse gjërat shkojnë keq, po nëse shkon mirë atëherë del si themelues i saj. Kjo është pikërisht logjika e oportunizmit politik: rri në hijen e një emocioni publik aq gjatë sa të ketë dobi, mbaje formën e paqartë aq gjatë sa mos marrësh zotime dhe kur të vijë momenti merr kapitalin politik, kandidaturën. Mirëpo kjo nuk është ripërtëritje qytetare, më tepër ngjan me karrierizëm veshur me petkun e revolucionit”, shkruan Kuko.
Edhe pse deputetja socialiste nuk përmend asnjë emër, koha e reagimit dhe referencat për “oportunizëm politik”, “kapital politik” dhe “karrierizëm të veshur me petkun e revolucionit” lexohen si një mesazh për figurat që kanë zgjedhur të pozicionohen pranë protestuesve.
Mes tyre, Elisa Spiropali shihet si personazhi që mund të preket më drejtpërdrejt nga ky mesazh, për shkak të debateve të fundit me Ramën dhe rolit që ka marrë në diskutimin publik rreth zhvillimeve politike.
PS (jo rilindja) i duhet Shqipërisë. Por jo më me Rama, Zeqinera dhe Balla. Një PS nordike a gjermane. Me Maqo Lakrorë dhe Alfres Paloka, A do kenë fuqi të falin nga qerthull zoti e di.
"Ne nje shtet te se drejtes:, thot bastardja hajdute. Ne nje shtet ku te gjithe vartësit e kryeministrit jane ne krim, ne arrati, apo ne restorante me mafiozet.