Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Romina Kuko zgjidhet kryetare - Politike
Politike20 Qershor 2023, 17:18

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Romina Kuko zgjidhet kryetare

Shkruar nga Pamfleti
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Romina Kuko zgjidhet
Romina Kuko

Romina Kuko ka marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sot u bë konstituimi i këshillit dhe socialistët votuan Romina Kukon për kryetare të këshillit. Ajo u propozua nga kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Eridian Salianji.

Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit, ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeccare, në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zv. Ministre e Brendshme. Ajo ka shërbyer me profesionalizëm në Këshillin Bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”, tha Salianji.

Ndërkohë po sot është bërë dhe betimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 

kuko keshilli bashkiak